Politike
“11 Maji ka qenë masakër”, Lapaj: Kemi çuar fakte në SPAK dhe tek ndërkombëtarët

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, deklaroi se ka bërë shumë referime në SPAK sa i përket zgjedhjeve të 11 majit.
“Kemi bërë shumë referime në SPAK, te ndërkombëtarët… Kemi çuar fakte që po ndahen lekë ose po ndahet miell. Ka qenë masakër, nuk e mohoj këtë. Po të kishim çarë sistemin me 300 mijë vota, sot Shqipëria do të ishte me energji sepse do të ishte gati për zgjedhje të parakohshme që do ta rikthenin në jetë demokracinë. Sot Shqipëria është në mandatin e katërt. Unë, sa të jem në këtë rrugë, do mundohem t’i frymëzoj me modelin tim sa të kem mundësi. Mbase nuk i ka ardhur koha ideve tona. Zoti Berisha tha që janë patericë e Edi Ramës, por unë sot nuk jam me Ramën”, tha Lapaj.
“Unë nuk jam marrë me opozitën, por ata janë marrë me ne. Dilte kryeministri i vendit dhe më atashonte mua me zotin Berisha. Pse, unë i kam bërë marrëveshjet me zotin Berisha? Ne kemi mandatin më të madh në historinë e Shqipërisë. Nuk ka pasur kurrë mandat me 64 268 vota. Kur të flasë ai mandati në Parlament, mendo një stadium me 64 268 njerëz”, shtoi Lapaj.

