Connect with us

Bota

11 persona u vranë nga një sulm rus në një qytet afër Donetsk, thotë Ukraina

Të paktën 11 persona u vranë dhe 30 u plagosën në një sulm rus në Dobropillya, një qytet në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore, thonë autoritetet ukrainase.

Tetë ndërtesa banimi dhe një ndërtesë administrative u dëmtuan në sulmin e të premtes mbrëma, njoftoi shërbimi rajonal i urgjencës.

Qyteti shtrihet në veriperëndim të qytetit të Donetskut të kontrolluar nga Rusia, shkruan BBC

Raporti tha gjithashtu se forcat ruse filluan një sulm të dytë ndaj reaguesve të urgjencës ndërsa ata po luftonin me një zjarr.

Ky sulm vjen pas luftimeve intensive në zonat e afërta, ndërsa prokurorët ukrainas raportuan pesë të vrarë në sulmet ruse të enjten mbrëma

 

Advertisement