Connect with us

Rajon

12-vjeçari u nxor pa shenja jete nga deti, mjekët: I ka vdekur truri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 12-vjeçar shqiptar u nxor nga deti pa ndjenja. Ngjarja ndodhi në bregdetin e Georgioupolis. Sipas mediave greke, shqiptari është shtruar në spitalin universitar të Heraklion, e sipas drejtorit të spitalit universitar të Heraklion ku po trajtohet fëmija, djali ka vdekur truri.

Prindërit e fëmijës nga Shqipëria janë njoftuar për zhvillimet, por ende shpresojnë për një mrekulli deri në momentin e fundit. Historia tragjike ndodhi mesditën e së dielës kur i mituri 12-vjeçar u nxorr nga një roje plazhi pa ndjenja në plazhin e Georgioupoli. Ai ka marrë menjëherë ndihmën e parë, por duket se gjendja e tij është ende e rëndë.

Advertisement