Connect with us

Sport

120 minuta dhe dhjetë penallti, Fiorentina eliminon Bolognan nga Kupa e Italisë

Fiorentina është një nga skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Italisë. Në stadiumin “Artemio Franchi” në Firence, Violat kaluan pas 120 minutave dhe penalltive miqtë e Bolognas, që janë ekipi surprizë në Itali këtë sezon. 90 minutat e rregullta nuk prodhuan asgjë, me portat që mbetën të paprekura paçka disa rasteve për të dyja skuadrat. Edhe 30 minutat e shtesës ishin të “thata”, paçka se Italiano dhe Thiago Mota hodhën në fushë forca të reja. Fituesi në këtë ndeshje teke u vendos pas penalltive. Te Fiorentina të saktë u treguan Mandragora, Arthur Melo, Milenkovic Mina dhe Lopez. Për Bolognan gaboi penalltinë e fundit Posch, teksa Ferguson, Zirkzee, Orsolini dhe Calafiori shënuan. 5-4 për Fioren, me vendasit që kalojnë më tej dhe presin çiftin Atalanta – Milan për të mësuar kundërshtarin në gjysmëfinale.

 

Advertisement