Politike
13 mijë masa të ndryshme, Balla: Policia ka arrestuar 22 shoferë
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka publikuar bilancin e masave të marra nga Policia Rrugore, gjatë javës së fundit, ndaj atyre që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
“Policia Rrugore ka rritur kontrollet në gjithë territorin e vendit. Janë ndaluar nga Policia e Shtetit:
6 persona për drejtim mjeti nën ndikim alkooli;
8 persona pa leje drejtimi mjeti;
4 persona për aksidente rrugore; dhe
4 persona të tjerë për “korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë.
Në zbatim të ligjit për çdo rast të tejkalimit kriminal të shpejtësisë në zonat e banuara dhe në rrugë të tjera, mosdhënia e përparësisë këmbësorëve, parakalimet, vendqëndrimet e gabuara, përdorimi i telefonit gjatë drejtimit apo mos-vendosja e rripit të sigurimit, përdorimi i xhamave të zinj, Policia Rrugore ka dhënë:
13583 masa të ndryshme;
54 masa për pezullim të lejedrejtimit;
24 automjete të bllokuara.
Ndërkohë nxis qytetarët dhe mediat të denocojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit duhet të rrisin vigjilencën dhe godasin me ashpërsi çdo përfshirje në veprime korruptive të punonjësve të Policisë së Shtetit”,- shkruan Balla.