Politike

14 maji/ Godole e Bejko propozohen për Tiranën

Enkelejd Alibeaj pretendon se ka shtrirë dorën për bashkim me Partinë Demokratike, por nga mbledhja e sotme kanë dalë 2 emra që shihen si garues për Bashkinë e Tiranës. • Nga mbledhja e djeshme është propozuar Jonila Godole dhe Roland Bejko, duke injoruar kështu Belind Këlliçin, i zgjedhur me votën e demokratëve nga procesi i Primareve. • Por vendimi i sotëm nuk është pritur mirë nga të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje. • Kundër, zëshëm, kanë dalë Dhurata Çupi dhe Jorida Tabaku. • Të dyja janë shprehur që të dalin me një kandidat të përbashkët dhe të mos votojnë kundër kolegëve të tyre. • Sipas tyre demokratët duhet të bashkojnë forcat kundër kryeministrit Edi Rama. Gazment Bardhi ka deklaruar se do të shprehet nesër, pas vendimit të marrë.• Bardhi, Dash Sula, Saimir Korreshi, Bledion Nallbati kanë kërkuar të futen në garë vetëm me këshilltar bashkiakë, ndërsa deputetë si Orjola Pampuri, Arbi Agalliu e Kreshnik Çollaku kërkojnë të dilet me kandidatë të veçantë nga Berisha. • Pas mbledhjes, në një prononcim të shkurtër për mediat, Alibeaj tha se gjithçka vulose nesër, pas mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve.

TIRANË– Përveçse të ndarë në dy kampe, përçarja e demokratëve thellohet akoma më shumë, kur edhe ata që mbështesin deputetin Enkelejd Alibeaj kanë qëndrime të ndryshme. Grupi që është kundër nxjerrjes së kandidatëve për kryetarë bashkie, por vetëm anëtarë për këshilla bashkiak, përbëhet nga:

1-Gazment bardhi
2-Jorida Tabaku

3-Dhurata cupi
4-Saimir koreshi

5-Dashnor sula
6-Lefter geshtenja

7-Flamur hoxha
8- Bledion Nallbati

Grupi që është pro nxjerrjes së kandidatëve për kryetarë bashkie, por vetëm anëtarë për këshilla bashkiak, përbëhet nga::

1-Enkelejd alibeaj
2.Zheni Gjergji
3. Eralda Tase
4. Oriola pampuri (përveç zonës ku ka marrëveshje baza)
5.Kreshnik collaku (përveç zonës ku ka marrëveshje baza)
6.Roland bejko
7.Fitim Zekthi
8. Jonila godole
9. Gazment Koduzi
10. Taulanda Jupi.

Grupi i tretë ka mendime të ndryshme:

1- Endri Hasa (garojmë në disa bashki)
2-Agron Kapllanaj (garojmë në pak bashki, vetëm aty ku mendojmë se fitojmë).

Grupi pa qëndrim të prerë:

Flutura Açka
Agron Gjekmarkaj
Ferdinand Xhaferraj
Andia Ulliri
Emilja Koliqi
Merita Bakiu
Seladin Jakupllari.

Sot, Enkelejd Alibeaj mblodhi mbështetësit e tij dhe doli me 2 emra që shihen si garues për Bashkinë e Tiranës, Jonila Godole dhe Roland Bejko. Vendimi i sotëm nuk është pritur mirë nga të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje. Kundër kanë dalë Dhurata Çupi dhe Jorida Tabaku. Të dyja janë shprehur që të dalin me një kandidat të përbashkët dhe të mos votojnë kundër kolegëve të tyre. Sipas tyre demokratët duhet të bashkojnë forcat kundër kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë që për tu futur vetëm me këshilltar bashkiakë kanë kërkuar deputetë si Gazment Bardhi, Dash Sula, Saimir Korreshi, Bledion Nallbati etj ndërsa deputetë si Orjola Pampuri, Arbi Agalliu e Kreshnik Çollaku kërkojnë të dilet me kandidatë të veçantë nga PD.

TRENDING

Exit mobile version