Aktualitet
14-vjeçari alarmon nxënësit, hyn me pistoletë në mësim
Disa prindër dhe fëmijët e tyre kanë bojkotuar ditën e sotme mësimin në shkollën “Adem Sheme” në Sarandë për shkak të mungesës së sigurisë në shkolla. Kjo ka ndodhur pas ditën e djeshme një nxënës 14 vjecar ka shkuar në klasën e 6e duke kërcënuar nxënësit dhe mësuesen me armë.
Ky nuk ka qenë rasti i parë që fëmijët e kësaj shkolle kanë frike të hyjnë në mësim për shkak të kërcënimit dhe bullizmit. Por vetëm mengjesin e sotëm prindrit i janë drejtuar komisariat të policisë për të gjetur zgjidhje.
Bojkotit të mësimit nga fëmijët i janë bashkuar edhe disa mësues. Ndërsa prindërit thonë se nuk do t’i sjellin fëmijët e tyre në shkollë pa patur siguri.
Një nxënës i shkollës 9-vjeçare “Adem Sheme” në Sarandë ka terrorizuar pasditen e djeshme mësuesen dhe nxënësit e një klase, duke hyrë në klasë dhe duke u drejtuar një pistoletë. Ngjarja ka ndodhur në ambjentet e gjimnazit “Hasan Tahsini”, atje ku bëjnë mësimin nxënësit, pas fillimit të punimeve për rikonstruksionin e shkollës.