Connect with us

Aktualitet

“1500 punonjës të OSSH në terren”/ Rama apel qytetarëve: Evitoni lëvizjet e pa nevojshme…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për motin e keq në veri të vendit.

“Me të gjitha kapacitetet në terren për menaxhimin e situatës së krijuar si pasojë e përkeqësimit të motit. Mbi 1500 punonjës të OSSH, në 12 rajonet e vendit, janë angazhuar për të siguruar furnizimin me energji elektrike

Ndërkohë, ARRSH ka mobilizuar të gjitha grupet e punës për të siguruar mbajtjen hapur të akseve rrugore dhe garantuar siguri në lëvizje. Ftojmë qytetarët të evitojnë lëvizjen e pa nevojshme, deri në normalizimin e situatës. Puna në terren po vijon në çdo zonë ku janë raportuar problematika“- shkruan Rama.

Advertisement