Connect with us

Bota

16 të vdekur dhe 2.9 mln njerëz pa drita/ Uragani Milton la pas vetëm shkatërrim, pamjet nga Florida

Florida po llogarit viktimat dhe dëmetqë la pas uragani Milton. Numri i të vdekurve nga uragani Milton përllogaritet deri më tani të jetë 16 persona. Të paktën kështu raporton media prestigjoze amerikane “CNN”. Ky është numri i të vdekurve sipas qarqeve: Qarku St. Lucie: 6 persona; Qarku Pinellas: 2; Qarku Volusia: 3; Qarku i Citrus: 1; Qarku Hillsborough: 1; Qarku Polk: 1; Qarku Sarasota: 1; Orange County: 1. Por operacionet e shpëtimit vazhdojnë! Guvernatori i Floridës Ron DeSandis konfirmoi se kishin shpëtuar 340 njerëz dhe 49 kafshë shtëpiake.

Kjo pasi gjatë kulmit të tij, uragani Milton shkatërroi shtëpi dhe përmbyti rrugët në një pjesë të madhe të Floridës. Banorët që ishin evakuuar para stuhisë, pasi u kërkuan nga zyrtarët lokalë të largoheshin, u kthyen në shtëpitë e tyre pasi rrugët dhe urat u rihapën. Zyrtarët thanë se përpjekjet për të rivendosur energjinë dhe pastrimin e mbeturinave kishin nisur, megjithëse ka ende shumë punë para. Guvernatori i shtetit, Ron tha se ai foli me Presidentin Joe Biden të enjten në mëngjes.

“Ai dëshiron të na ndihmojë,”- tha DeSantis.

Në çështje tentoi që të përfshihej edhe Trump. Ky i fundit u ankua për faktin se të prekurit nga uragani do të marrin vetëm 750 dollarë ndihma, duke sjellë edhe reagimin e ashpër të presidentit në detyrë.

“Mr. President Trump (Zoti president Trump), merru me jetën tëndë mor’ burrrë. Ndihmoi këta njerëz,“-iu përgjigj Biden. E më  pas shtoi se zonat që u goditën rëndë nga uragani vdekjeprurës do të rindërtohen dhe për këtë arsye qeveria amerikane do të alokojë miliarda dollarë fonde.

16 të vdekur dhe 2.9 mln njerëz pa drita! Uragani Milton la pas

Harta e banorëve pa energji elektrike

Aktualisht, më shumë se 2.9 milionë persona në Florida kanë mbetur pa energji elektrike. Disa qytete në të dy brigjet e Floridës u përmbytën derisa uragani Milton u dobësua dhe u shua në ujërat më të ftohta të Oqeanit Atlantik. Pavarësisht se uragani është shuar, në Florida ka ende erëra të forta, veçanërisht përgjatë bregut lindor. Megjithatë, situata pritet që të nisë përmirësimin sot dhe gjatë ditëve në vazhdim. Edhe pse situata pritet të përmirësohet, sot parashikohen reshje të lokalizuara shiu në pjesët lindore dhe jugore të Floridës.

Advertisement