Bota
17 vite nga degradimi i Plutonit, pse konsiderohet planet xhuxh?
Sot bëhen 17 vite që kur Bashkimi Ndërkombëtar Astronomik (IAU) mori vendimin për të “degraduar” Plutonin, planetin e 9 të Sistemit Diellor, në kategorinë e një planeti xhuxh.Sipas propozimit përkatës të NJAB, që një trup qiellor të konsiderohet planet, duhet të plotësojë tre kriteret e mëposhtme:
- a) të rrotullohet rreth një ylli,
- b) të jetë mjaft i madh që graviteti i tij t’i ketë dhënë një formë sferike
- c) të ketë “pastruar” orbitën e tij nga çdo trup tjetër qiellor më i vogël jo-satelitor, ose duke asimiluar disa prej tyre ose duke dërguar disa të tjerë larg përmes ndërveprimeve gravitacionale
NASA zbulon pamjet e para reale të Plutonit!
Sipas propozimit përfundimtar, identifikohen dy kategori të reja trupash qiellorë, “planetet xhuxh” dhe “trupat e vegjël qiellorë të sistemit diellor”.Planetet xhuxh janë trupa qiellorë që “u binden” vetëm dy kritereve të para dhe që nuk janë satelitë. Asteroidet dhe kometat, bëjnë pjesë në kategorinë e tretë.Shumica e astronomëve që u deklaruan të pranishëm në Asamblenë e Përgjithshme të 26-të të NJAB votuan pro këtij propozimi, duke e quajtur kështu Plutonin një planet xhuxh, ndërsa Demetra, e cila deri vonë ishte asteroidi më i madh në Sistemin Diellor, si dhe Eris, tani i përkasin kategorisë së planetëve xhuxh.