Aktualitet
17-vjeçari përplas në rrugë kalimtarin, dërgohet në spital në gjendje kritike për jetën

Pak minuta më parë, në kryqëzimin pranë shkollës së muzikës në Fier.
Një automjet tip Land Rover, i drejtuar nga një 17-vjeçar, ka përplasur një qytetar që po kalonte rrugën.
I plagosuri, 35 vjeç është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, në lagjen “Liri Gero” automjeti me drejtues një shtetas 17 vjeç, banues në Fier, ka përplasur një këmbësor, rreth 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të dëmtuar dhe për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

