Connect with us

Politike

Rama dhe fermerët dalin në televizor

Rama-fermerëve: Nuk mund të lihet toka djerrë, këtë s’e pranojmë! Deputetët dhe Ministria e Financave do vënë normë ligjore për ata që s’e punojnë

Një masë ligjore do të merret për të gjithë ata që nuk e punojnë tokën. Këtë ka paralajmëruar kryeministri Edi Rama gjatë takimit me fermerët këtë të shtunë. Në fjalën e tij, Rama tha se janë angazhuar deputetët dhe Ministria e Financave që të ndërmarrin një normë ligjore për këdo që vendos ta lërë tokën djerrë.

Me arsyetimin se toka sa i përket pronarit, aq është edhe pasuri publike, Rama u shpreh se nuk mund të pranojnë që të mbetet e pa punuar.

“Sa shumë pika grumbullimi e përpunimi, të cilat janë të pamjaftueshme për ta cuar në 1 miliard brenda kësaj decade eksportin bujqësor. Na tregojnë se në kaq pak vite, në krahasim me kaq shumë probleme të trashëguara, pamë që mund t’ja dalim bashkarisht. Nuk ndodh që farën ta hedhësh, të kthehesh dhe të vjelësh produktin.

Ne kemi hedhur një farë të re mbi atë llum kanalesh të bllokuara e fermerësh të lënë sin ë mesjetë, por ama në këmbë falë punës së tyre. Sot kemi ende toka të papunuara, por s’duhet të falim asnjë metër katror tokë bujqësore. Ndaj i kam kërkuar deputetëve të ulen bashkë me ju e të punojnë me Ministrinë e Financave për të vënë një normë ligjore që kush nuk e punon tokën, nuk mund ta lërë djerrë dhe të rrijë rehat e të thojë s’ta jap me qera, s’ja jap kujt ta punojë se dua ta rrethoj ta mbaj me plehra. Këtë se lejon asnjë vend se toka aq sa është e jotja private, aq është dhe pasuri publike. S’mund të lihet toka bujqësore me plehra, djerrë.  Kemi nevojë edhe për sistem të ri tregjesh”, tha Rama.

Sa i përket kritikës së vazhdueshme ndaj kryebashkiakëve, Rama thotë se më në fund e kanë kuptuar që nuk kanë nevojë për sipërmarrës që të ndërtojnë pika grumbullimi. Ndërsa për rrugët që janë ende në pritje për tu rregulluar, Rama premtoi se do t’i bëjnë të gjitha në mënyrë që t’i vihet në funksion prodhimit e turizmit.

“Pasi më ka vajtur goja mbrapa, kryebashkiakët kanë kuptuar bashkimet për të krijuar pika grumbullimi, agro përpunimi, aty ku ka ende nevojë pa pritur që të vijë një sipërmarrës që ta ndërtojë. Qeveria nuk ndërton dot pika grumbullimi. Keni nevojë për pikë grumbullimi? Duhet të mblidheni me kryetarin e bashkisë, të vini një lekë, kryetari 3 lekë dhe pastaj bëni aplikim të përbashkët për të marrë fondde europiane përmes AZHBR apo kredi me garanci sovrane të qeverisë dhe është e juaja dhe i shihni hajrin punës tuaj.

Kemi ende segmente rrugësh në funksion të bujqësisë? Edhe ato do t’i bëjmë por kur më thonë disa që se kanë idenë se s’ka rrugë në fshat, natyrisht që ka rrugë të pa bëra por e kemi ndryshuar qasjen. Të gjitha ndërhyrjet i kemi bërë në funksion të prodhimit e turizmit. Aty ku janë tokat edhe është puna e mund të krijohet punë më shumë”, tha Rama.

Në përditësim…

 

Rama: Dalin në televizor duke hedhur mollët në rrugë sikur qeveria i ka braktisur! E vërteta është tjetër, synojmë 500 mld euro eksporte frutash

 

1666437778_WhatsAppImage20221022at12.33.08.jpegKryeministri Edi Rama i është përgjigjur të gjithë kritikëve se qeveria nuk po mbështet fermerët. Në fjalën e tij nga Fieri u shpreh se bëjnë shfaqje nëpër rrugë, por në fakt e vërteta është ndryshe sepse produktet eksportohen.

“Sot është kulmi i kontrastit me fshatin që del në tv, me skenat e hedhjes së mollëve apo të qepëve në rrugë për të bërë shfaqjen e një dëshpërimi në emër të një braktisjeje ë qeverisë që nuk ekziston. Ka një të vërtetë tjetër, që ato produkte që dalin në tv duke u hedhur dhe nuk dalin ato tjerat që eksportohen janë shëmbëlltyrë e të ndenjurit pas. Të gjithë fermerët e kanë kuptuar dhe sot synojmë 500 mln euro eksporte. Pra po synojmë të arrijmë këtë gjysmë mld eksporte frutash, perimesh. Eksporte të një Shqipërie ndryshe nga çfarë tregojnë pasqyrat e deformuara të tv që fshihen pronarë që shantazhojnë. Kemi një Shqipëri që punon dyfishin e tokës sepse ne i vendosim në dispozicion ujin”, tha Rama.

Rama thumbon sërish Kovaçin: Të jetë krenar sa të dojë që ka qenë në SHIK, por s’kemi çfarë i bëjmë turmës që del nga Foltorja për protestë

Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa komentuar protestën e pedagogëve gjatë takimit me fermerët. Rama u shpreh se pagat janë rritur ndërsa thumbon sërish Sandër Kovacin duke thënë se është krenar që ka qenë në SHIK, por shtoi se nuk kanë cfarë ti bëjnë turmës së ‘foltores’. Kështu i referohet sërish sikur pedagogët janë nxitur nga Sali Berisha për të dalë në protestë.
“Askujt nuk i janë rritur pagat sa i janë rritur pedagogëve, e çfarë duan ata. Kërkojnë sërish. Këta janë një pakicë nën drejtimin e një Shik-si një figure të SHIK-ut që e thotë me krenari që ka qenë në Shik, le të jetë krenar sa të dojë se nuk kemi çfarë t’i bëjmë një grushti të një grupi, të një turme që nga foltorja del në dyert e universiteteve e bën shfaqje sikur brenda po bëhet nami.
Dhe është një grup, një turmë që nga foltorja që del në dyert e universiteteve sikur brenda bëhet nami. Natyrisht që rritja e pagave nuk është e mjaftueshme, por le ta themi të vërtetën ne kemi inflacionin më të ulët”, tha Rama
Protesta e thirrur nga Berisha me 50 veta, Rama: Si mund t’i shkosh mbrapa këtyre hienave që shqyejnë kufomën në sytë e miletit?
Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestën e thirrur nga Sali Berisha për vdekjen e Lear Kurtit, ku morën pjesë rreth 50 persona. Opozitën për të cilën thotë se është ku thërret qameti nga mendja e kokës, nuk mund të besohet sepse arrijnë të shqyejnë një kufomë në sytë e miletit për të nxitur urrejtje ndaj policisë së shtetit.

“Ata që kërkojnë fajtorë, ne i kemi ku thërret qameti nga mendja e kokës, njerëz pa asnjë lloj kodi, hiena të cilët arrijnë derisa të shqyejnë në televizor nga mëngjesi në darkë kufoma duke bërë çmos që të ngrenë tymnajë, tensione dhe më pas zjarrin e urrejtjes ndaj policisë së shtetit. Si mund të kafshojë të vdekurit për të nxjerrë përfitime?

Si mund të besohen këta hiena kur janë në gjendje të kthejnë përmbys një vdekje, kur marrin një kufomë ta shqyejnë në sytë e miletit. Çfarë shqiptarësh janë ata që ju shkojnë mbrapa këtyre? Mund të kesh 1000 arsye ti thuash lanet qeverisë, por nuk ka arsye të shkosh pas hienave”, tha Rama teksa ndodhet në takim me fermerët në Fier.

Advertisement