Connect with us

Pinknews

I kërkoi raporte seksuale në këmbim të një roli

Aktorja e humorit Cubi Metkaj ka zbuluar gjatë emisionit ‘Zemër Luana’ emrin e regjisorit që e kishte ngacmuar seksualisht në këmbim të një roli. Në lojërat që luhen në atë program ishte aktorja tjetër e humorit, Rudina Dembecaj, e cila i kujtoi Cubit deklaratën që kishtë bër ëkohë më parë, ofertën për një projekt në këmbim të raporteve seksuale. Pyetja për Cubin ishte “Sot duam të zbulosh emrin e personazhit apo regjizorit që të ka ngacmuar shumë pak seksualisht”, i tha Dembecaj aktores. Cubi fillimisht hezitoi për t’a nxjerrë emrin, por në fund e bëri të ditur cili ishte regjisori që i kishte kërkuar raporte seksuale.

“Përderisa nuk e kam thënë më parë këtë emër…ok, ok do ta them. Është regjizor filmi, është Xhoslin Rama”.

Përmendja e emrit të regjizorit nga Cubi u shoqërua me duartrokitje mbështetëse, sikundër kishte edhe nga ata që pyesnin se kush ishte ky emër.

Advertisement