Connect with us

Pinknews

Nita dhe Diola “thurin plane” ndaj Luizit

Luiz Ejlli, si personazhi më kryesor dhe më i komentuar brenda shtëpisë së Big Brother Vip ka krijuar më shumë “armiq” se sa miq, kjo sipas banorëve për arsyes se ai ofendon së tepërmi. Luizi e ka vërtetuar që është një njeri shumë i duruar dhe nuk bie pre e provokimeve, por ka treguar gjithashtu se ka një pikë të dobët: Kiara Titon, element të cilin e ka pranuar vetë.Duke ditur këtë të vërtetë të tij, dy banoret e “BBV”, Nita Latifi dhe Diola Dosti kanë “thurur” një plan për të sulmuar Luizin, kjo edhe për faktin se Diola me Luizin kanë debatuar ashpër. Në një bisedë në orët e vona, dy banoret shihen duke pëshpëritur, teksa Nita shprehet: “E ke parasysh kur do ta prekësh dikë në pikë të dobët? Bashkimi bën fuqinë” Mbetet për t’u parë se sa do të realizohen planet e tyre. Kujtojmë se mendimi i Luizit për Diolën dhe Nitën, ku tha se marrin frymë kot në shtëpi, ndezi debat mes tij dhe vajzave. Por jo vetëm kaq, pasi Diola Dosti ka shpërthyer ndaj tij, duke i thënë se me fjalinë “merr frymë kot” ka prekur fëmijët e saj.

“Vajzat e mia atë natë kanë qenë duke e parë atë natë me të atin dhe partneren e tij, që mund të jenë edhe duke fërkuar barkun nga një fjalë e thënë nga ti. E kjo nuk është e lehtë, kështu që ti duhet të mendohesh mirë Luiz para se të flasësh. Se nuk doja të ta thoja, aq më pak në këtë gjendje të ngarkuar, se bëmë edhe pemën e jetës. E po ta them shumë sinqerisht, ti ke prekur fëmijët e mi. E mua kjo gjë më prek shumë, e di pse më prek Luiz? Sepse ti je ai që ke thënë se kam një motër me 3 kalamaj. Dakord? Dhe ato vajza që e dinë shumë mirë jetën time, e ti thotë dikush ato fjalë, aq më pak ti që kam luftuar për ju të dy, të dalë e të thotë merr frymë kot. Dhe kur ta dëgjosh pemën e jetës sime do e kuptosh se nuk marr frymë kot. Unë nuk jam vetëm këtu, hajde sqaroi vajzat e mia në çfarë kuptimi e ke thënë ti. Ajo është gjëja më e ulët që ti ke bërë. Ti më ke fyer duke më thënë që merr frymë kot”– tha Diola e revoltuar.

Ndërsa Luizi i sqaroi përsëri deklaratën e tij, duke u shprehur se gjithçka ka qenë për lojën e saj dhe po për jetën e saj personale.

Advertisement