Connect with us

Politike

Belind Këlliçi s’ka diplomë të shkollës së mesme dhe e pranon vetë

Belind Këlliçi, kandidati i Sali Berishës për Bashkinë e Tiranës, ka pranuar me gojën e tij se nuk e ka përfunduar të plotë gjimnazin. Në një intervistë për televizionin e familjes Berisha, Këlliçi pohoi se ka kryer vetëm 4 vite të shkollës së mesme nga 5 që ka pasur në program “Harry Fultz”, duke vërtetuar se nuk ka një diplomë.

“Unë si Belind, për të gjithë procesin tim të edukimit, që nga shkolla e mesme që kam përfunduar për 4 vite institutin “Harry Fultz”, nga cikli pesë vjeçar, me një mesatare 9.7, më pas kam shkuar për të studiuar në Amerikë”, tha Këlliçi.

Mbetet e paqartë se si ka arritur ai t’i konvertojë 4 vitet e gjimnazit në Master Shkencor, kur dihet që përpara është sistemi Bachelor. Nuk dihet as çfarë diplome të shkollës së mesme ka paraqitur pranë Universitetit Amerikan, kur nuk e ka një të tillë.

E para që ka zbuluar këtë është Evi Kokalari, e cila e akuzoi Këlliçin se ka falsifikuar regjistrimin në universitetin amerikan, duke implikuar edhe vëllain e tij. Sipas saj, kandidati i Foltores nuk e ka kryer shkollën e mesme siç thotë. E në këtë rast i kërkon institutit “Harry Fultz” që të bëjë publike diplomën e Belind Këlliçit, e jo vërtetimin e notave.

“Si mund të jesh ‘njëriu vitit në politikë’ kur ke gënjyer dhe për diplomën e gjimnazit që NUK e ke mbaruar? …dhe më vonë gënjen në aplikacionin e fakultetit në Amerikë duke thënë se ke mbaruar gjimnazin. Ky konsiderohet krim federal në SHBA. Pastaj thotë se fitoi bursë sepse ishte kampion tenisi. Po që i vëllai punonte tek ky fakultet kur ky kampioni ’fitoi’ burse, e deklaroi? E fitoi apo ja mundësoi vëllai? Ju qofshi me këta mashtrues dhe me këtë mediokritet. P.s. Harry Fultz duhet ti jap medias menjëherë diplomën e personit në fjalë. Diplomën dhe jo vërtetim që ka bërë katër vite gjimnaz”, shkruan Kokalari.

Advertisement