Connect with us

Kosova

2.5 vite pa dashuri, asnjë telefonatë nga Vuçiçi në Rusi/ Konfirmimi i largimit strategjik nga Rusia

Duke mohuar akuzat se Serbia është “kali i Trojës” i Moskës, presidenti serb Aleksanderr Vuçiç tha se nuk kishte folur me presidentin rus Vladimir Putin për të paktën 2.5 vjet që nga agresioni rus kundër Ukrainës. Por bashkëbiseduesit e medias serbe Danas pohojnë se marrëdhëniet mes Vuçiqit dhe Putinit kanë qenë të acaruara prej kohësh dhe se kjo deklaratë konfirmon largimin strategjik nga Rusia, si dhe se “pozicioni pothuajse rus” ka shërbyer vetëm për të mashtruar votuesit prorusë ne Serbi.

Në konferencën e Forumit Globsec në Pragë më 31 gusht, presidenti Vuçiq u shpreh: – “Nuk ka “dy anë. Ne kemi marrëdhënie tradicionalisht shumë të mira me Rusinë dhe këtë nuk e fsheh dhe nuk më vjen turp. Kështu ka qenë gjithmonë mes serbëve dhe rusëve”.

Ai theksoi se edhe pse së fundmi ka folur me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, askush në Evropë nuk është dakord me të për çështjen e mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, por se ata e kuptojnë atë pozicion.

Dushko Lopandiç, president i Forumit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, tha për Danas se kjo deklaratë në thelb konfirmon largimin strategjik të Serbisë nga Rusia, të cilën regjimi deri më tani ka refuzuar ta pranojë.

Kurse drejtori i Institutit për Çështje Evropiane Naim Leo Beshiri, beson se ka disa situata që sugjerojnë se në marrëdhëniet Putin-Vuçiq, jo gjithçka ka qenë në rregull në shtatë vitet e fundit.

“Veçanërisht pas aferës së spiunazhit rus në Beograd në vitin 2019, marrëdhëniet janë acaruar”, thS Beshiri dhe kujtoi se Aleksander Vulin, në të njëjtin vit, deklaroi se ushtria nuk do të përdorej për grusht shteti dhe më vonë kryeministrja Brnabić përsëriti të njëjtën gjë

“Kjo u pasua me riorganizime në ushtrinë serbe dhe në Ministrinë e Mbrojtjes për të larguar gjoja rusët nga pozicionet që kanë kapacitete për të organizuar një grusht shteti”- theksoi Beshiri duke shtuar se në vitin 2020, një zyrtare e lartë e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, e quajti Vuçicin “për të përdorur një term më të përshtatshëm, prostitutë”.

“E gjithë kjo tregon se imazhi i rrugës i Vuçicit, si një mik i mirë i Putinit, nuk është i vërtetë, por ai nuk do të heqë dorë nga ai imazh, sepse kjo gje e ndihmon ne kampin i tij elektoral te ish-radikalëve ushqejne rusofilizem për dekada të tëra” – potencoi Beshiri.

Advertisement