Bota
2 ditë para takimit me Putin/ Trump i bindur: Ne po fitojmë në çdo gjë

Donald Trump ka deklaruar 2 ditë para takimit me Vladimir Putin se udhëheqësit evropianë janë “njerëz të shkëlqyer që duan të shohin një marrëveshje të arritur” në Ukrainë.
Duke folur përpara telefonatës së tij me Volodymyr Zelenskyy dhe udhëheqës të tjerë nga Evropa, Trump mbrojti takimin e tij të ardhshëm me presidentin rus Putin në Alaska.
Duke postuar në Truth Social, ai sulmoi mediat të cilat, sipas presidentit amerikan, po pretendojnë se “Putini ka fituar tashmë”.
“Për çfarë bëhet fjalë? Ne po fitojmë në ÇDO GJË. Lajmet e rreme po punojnë jashtë orarit”, tha ai.
Ai shtoi: “Nëse do të çliroja Moskën dhe Leningradin, si pjesë e marrëveshjes me Rusinë, lajmet e rreme do të thoshin se kam bërë një marrëveshje të keqe!”

