Connect with us

Aktualitet

2-vjeçarja u dogj me cigare, flet gjyshja: Nipi më tha që…

Familja e vajzës 2-vjeçare, që përfundoi në QSUT me plagë të shkaktuara nga djegia jeton në kushte të mjerueshme.

Familja Ruqi, pjesë e komunitetit rom në Shqipëri jeton në një barakë në zonën e Tufinës në periferi të Tiranës.

Për Report tv ka folur gjyshja e së miturës, Lirie Ruqi, e cila ka treguar çfarë i tha nipi kur panë vajzën e djegur.

“Më tha Davidi e ka djegur me cigare tha. E gjeta cigaren përdhe e gjujta, pa dashje i ra motrës” tha ajo.

E vogla, dyshohet se rreth 1 javë ma parë, është djegur me cigare në pjesë të ndryshme të trupit nga vëllai. Nga pakujdesia apo jo, prindërit e kanë lënë pa asnjë trajtim, derisa gjurmët e djegies u infektuan.

“Infeksioni i gjallë është këtu mi none”, tha gjyshja.

Vajzën 2-vjeçare e çoi në spital më 15 nëntor halla e saj në QSUT. Mjekët e panë gjendjen e vështirë dhe e futën në shërbimin e reanimacionit të pediatrisë, por nga bluzat e bardha mësohet se gjendja e saj është stabël.

Djali është marrë në pyetje edhe nga policia në prani të psikologut dhe ka pranuar se e ka djegur motrën me bishtat e cigareve, pa dhënë një motiv përse, ndoshta duke e konsideruar si lojë të parrezikshme. 9-vjeçari aktualisht sipas gjyshes nuk shkon në shkollë.

Nga hetimet e deritanishme nuk ka të dhëna që vajza të jetë dhunuar apo djegur nga persona të tjerë të familjes, dhe as të jetë abuzuar seksualisht me të, kjo e vërtetuar me analizat e kryera nga ekspertiza e mjekëve-ligjorë.

Advertisement