Connect with us

Biznes

20 milionë euro asete neto dhe të parët në treg/ Pse pensioni privat i besohet masivisht Fondit SIGAL

Fondi i Pensionit Vullnetar Sigal i ka fillesat  e veta në vitin 2006 dhe administrohet nga Shoqëria Administruese e Fondeve SIGAL LIFE UNIQA GROUP AUSTRIA  sh.a prej vitit 2011. Pra sot që flasim kanë kaluar plot 11 vite.

Prej themelimit deri sot, Fondi i Pensionit Vullnetar SIGAL ka mbajtur pozicionin lider tregu duke e zotëruar atë aktualisht me 45% të tij.

Historia e Fondit SIGAL është histori ku çdo vit janë shënuar rritje të aseteve të anëtarëve, duke konfirmuar dhe forcuar besimin e anëtarëve te ky fond, i cili u ofron mundësinë e ruajtjes së standardit të jetesës në moshën e pensionit.

Gjatë 3 viteve të fundit Fondi është rritur në asete/depozita/fonde në adminstrim me më shumë se 1 miliard lekë ( +87 % rreth 9 milion eur). Në total kanë 20 milion eur duke dhënë një kthim variabël tek 4% në vit. Me rreth 11.000 anëtarë/klienta dhe 120 biznese (ku kanë punonjësit e tyre dhe kontribuojnë për punonjësit e tyre pagesa mujore se pensioni shtetëror nuk i del) është fondi i pensionve private i cili nuk bën gjë tjetër se paranë e individit e shumëfishon dhe e kthen në pagesa mujore në pleqëri ose edhe 5 vite para pensionit shtetëror. Si dhe trashëgohet (pensioni i shtetit nuk trashëgohet)

Bazuar në ritmin e rritjes së viteve të fundit, parashikohet që vlera e aseteve neto të Fondit të Pensionit Vullnetar SIGAL do mund të arrijë në 100 milionë euro në vitet 2030.

 

Viti Asetet neto Rritja %
2013                                                 202,189,769 Lekë
2014                                                 310,558,257 Lekë 54%
2015                                                 468,472,063 Lekë 51%
2016                                                 672,690,158 Lekë 44%
2017                                                 875,279,402 Lekë 30%
2018                                             1,090,863,219 Lekë 25%
2019                                             1,333,032,934 Lekë 22%
2020                                             1,592,262,936 Lekë 19%
2021                                             2,043,929,383 Lekë 28%

 

Çfarë është Fondi i Pensionit Vullnetar SIGAL?

Fondi është grup asetesh në pronësi të anëtarëve të tij. Në mënyrë të thjeshtuar fondin mund ta konsiderojmë si një pronësi ku secili anëtar ka aksionet e tij, në bazë të shumës së parave të investuara nga secili prej tyre.

Ky Fond, që aktualisht ka kaluar vlerën e aseteve në mbi 20 milionë euro, administrohet nga Shoqëria Administruese e Fondeve SIGAL LIFE UNIQA GROUP AUSTRIA sh.a., me qëllim maksimizimin e kthimit nga investimi nëpërmjet një administrimi të kujdesshëm të aseteve. Fondi i pensionit privat nuk bën gjë tjetër përveç se paratë e individit i shumëfishon dhe i kthen në pagesa mujore në pleqëri ose edhe 5 vite para moshës së pensionit shtetëror.

Në Fondin e Pensionit SIGAL mund të anëtarësoheni kurdo dhe të kontribuoni në llogarinë e tuaj të pensionit sipas mundësisë financiare.

Ndërsa kurseni në llogarinë tuaj të  pensionit, ju fitoni interes të lartë të përbërë gjatë një periudhe shumëvjeçare. Sa më herët të filloni të investoni në një pension, aq më shumë do të përfitoni, pasi vetë interesi fiton më shumë interes dhe e gjithë llogaria juaj rritet më shpejt. Kontributet tuaja konvertohen në numër kuotash që përfaqësojnë pjesën tuaj të pronësisë në Fondin e Pensionit SIGAL.

Fondi SIGAL punon me përgjegjësi sociale, për një biznes që rritet vazhdimisht dhe kontribuon për një jetë më cilësore për anëtarët dhe partnerët tanë.

Qëllimi i Fondit SIGAL është ti sigurojë anëtarëve të tij mundësinë e një pensioni të përshtatshëm për të ruajtur standardin e jetesës sipas kërkesave dhe nevojave të tyre, duke maksimizuar përfitimet nëpërmjet një administrimi të kujdesshëm të aseteve.

Të licencuar nga shteti, Fondi SIGAL ndihmon në mirëqënien e qytetarëve shqiptarë duke ju mundësuar atyre marrjen e një pensioni të dytë në pleqëri.

 BONUSET DHE LEHTËSIRAT QË OFRON FONDI SIGAL

 Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL vjen gjithmonë me oferta që jo vetëm na mundësojnë një pleqëri të qetë financiarisht por na ndihmojnë që gjatë kohës që jemi anëtarë të tij të përfitojmë edhe shërbime të tjera.

Duke qenë pjesë e gjigandit të sigurimeve “SIGAL UNIQA Group Austria”, Fondi SIGAL mundëson që gjithë anëtarët që pajisen me kartën e anëtarësisë, të përfitojnë nga bonuset fantastike që i ndihmojnë të kenë akses në shërbime e produkte cilësore.

– Zbritje deri në 50% për shërbime mjekësore në rrjetin mjekësor SIGAL

Lehtësitë tatimore

Për të nxitur investimet e punëmarrësve por edhe të punëdhënësve të tyre në fonde të pensioneve private, ligji aktual parashikon lehtësira fiskale, në formën e përjashtimit të kontributeve nga tatimi mbi të ardhurat personale.

Kontributi i bërë nga çdo anëtarnë Fondin SIGAL zbritet nga të ardhurat personale të tij, për efekt tatimi, pra përpara se të llogaritet tatimi mbi të ardhurat.

Konkretisht:

Kontributi i bërë nga çdo anëtar në Fond zbritet nga të ardhurat personale të tij, për efekt tatimi.

Kontributet e bëra nga punëdhënësi dhe çdo kontribues tjetër, në emër dhe për llogari të anëtarit të Fondit, për efekte fiskale, nuk vlerësohen si të ardhura personale të anëtarit.

Mos harroni! Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL ka sjellë lehtësira të tjera për secilin që do të bëhet anëtar i tij.

Ju tashmë keni mundësinë e anëtarësimit online përmes LINKUT (https://fondisigal.com.al/anetaresohu/ ) ndërsa mund të paguani kontributet tuaja pa qenë nevoja të paraqiteni në bankën depozituese, por duke përdorur aplikacionin “e-banking”, “payser” ose “POK”.

Ky shërbim ofrohet pa asnjë kosto transferte.

AVANTAZHET E INVESTIMIT NË FONDIN SIGAL

 

–           Pjesë e Grupit SIGAL UNIQA, një ndër grupet më të mëdhenj financiare në rajon dhe jo vetëm.

–           Aktiv prej vitit 2006 dhe lider në tregun e pensioneve private

–           Operon dhe është aktiv në të gjithë Shqipërinë.

–           Të drejtën për tu anëtarësuar e kanë të gjithë personat, pavarësissht nga mosha, vendndodhja dhe punësimi.

–           Është një Fond Pensioni me kontribute individuale të përcaktuara.

–           Kontributi minimal është 1,000 lekë në muaj.

–           Kontributet për pension privat mund ti paguajnë individët anëtarë të Fondit, punëdhënësit e tyre, ose çdo person i tretë ne emër të tyre në lekë.

–           Kontributi për pension mund të paguhet sipas dëshirës dhe mundësisë në baza mujore, 3-mujore, 6-mujore ose vjetore, etj.

–           Kontributet mund të paguhen edhe si shumë e menjëhershme.

–           Asetet e Fondit investohen më synim rritjen e kthimit nga investimi për anëtarët e tij dhe për t’i siguruar atyre një të ardhme të sigurt.

–           Pagesa e përfitimeve ofrohet për anëtarët e Fondit në format e: a) Pension Pleqërie të Parakohshëm; b) Pension Pleqërie; c) Pension Invaliditeti; d) Pension familjar;

–           Në rast humbje jete si anëtar të Fondit, asetet e mbetura në llogarinë tuaj do t’u shpërndahen trashëgimtarëve sipas aktit të trashëgimisë.

–           Klientët aktualë vijnë nga kompanitë dhe insitucionet më të mëdha publike dhe private në Shqipëri, si edhe nga invidividë të çdo moshe, profesioni, vendndodhje etj.

–           Përcakto vet se sa pension do që të marrësh dhe llogarit online

–    Transparencë në kohë reale përmes faqes zyrtare në internet: www.fondisigal.com.al

HYRJET NE FOND

KRAHASIMI 9 Mujor 2022 VS 9 Mujor 2021

Numri total në 30.09.2022 është 10,021 anëtarë

Shtimi neto i numrit të anëtarëve sipas muajve  9M 2022 VS  9M 2021

 

Fondi SIGAL, e ardhmja jonë së bashku!

Për çdo pyetje apo paqartësi, kontaktoni në:

Tel: +35544511666

Email: info@fondisigal.com.al

Web: www.fondisigal.com.al

Advertisement