Politike
’20 mln euro…’/ Shehi: Në burg vagabondët që kanë vjedhur nga inceneratorët
Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, në fjalën e marrë në Kuvend, theksoi se vendi duhet të ‘pastrohet’ nga ata që kanë vjedhur qytetarët shqiptarë. Ai e vuri theksin tek edukimi i brezit të ri. Per të, në burg duhet të shkojnë të gjithë ata që kanë vjedhur paratë e inceneratorëve.
“Duhet të pastrohet vendi. Duhet një sistem edukimi masiv për këtë punë. Duhet një edukim i një brezi që nuk e ka shumë konceptin e pastërtisë. Disa para më mirë se të shkojnë për disa projekte bosh, më mirë të shkojnë për edukim. Projektet në këtë fushë duhet të kalojnë nivelin e zgjedhjeve.
Për të treguar që ky është një sektor që ka të ardhme, vetëm nëse punohet ndërshmërisht, vagabondët që kanë vjedhur paratë e inceneratorëve duhet të shkojnë në burg. Se ndryshe gjithë këto llafe që themi ne këtu, janë llafe kot. Kanë marrë nga 20 mln kompani boshe se nuk ekzistojnë. Të prishim para për të këtë punë se është e rëndësishme, por ashtu si duhet. Jo t’i vjedhim”, deklaroi Shehi.