Aktualitet
20-vjeçarja ndërroi jetë pasi lindi foshnjën, reagon Spitali i Gjirokastrës: Pas operacionit, pati komplikacione të rënda
Në orën tre të mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë një 20-vjeçare nga qyteti i Gjirokastrës. Ajo ka ndërruar jetë pasi ka sjellë në jetë foshnjën e saj.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar Spitali i Gjirokastrës. Në reagimin zyrtar bëhet me dije se e reja pas ndërhyrjes operatore, “ka pasur komplikacione të rënda dhe me gjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor nuk ka arritur të mbijetojë”.
Gjithashtu bëhet e ditur se pritet të kryhet ekspertiza mjekoligjore për ngjarjen.
Reagimi i plotë:
Spitali Rajonal i Gjirokastrës i shpreh ngushëllimet familjarëve për humbjen e të ndjerës, 20 vjeçares me inicialet K.M., e cila është trajtuar në këtë spital mbrëmjen e djeshme.
Menjëherë sapo është paraqitur në spital 20 vjeçarja është asistuar nga mjekët dhe ka sjellë në jetë foshnjen e saj shëndoshë e mirë.
Pas ndërhyrjes operatore, e reja ka patur komplikalcione të rënda dhe megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor nuk ka arritur të mbijetojë.
Pritet të kryhet ekspertiza mjekoligjore për ngjarjen.
Spitali i Gjirokastrës siguron qytetarët që stafi i kualifikuar i spitalit tonë është në shërbim 24/7 për pacientët
gsh/

