Connect with us

Aktualitet

200 kriminelë të rrezikshëm/ Britania i dëbon, burgun do e vuajnë në Shqipëri

Deri në 200 nga kriminelët më të rrezikshëm të Shqipërisë do të deportohen nga Britania e Madhe për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit të tyre me burg në burgjet shqiptare në bazë të një marrëveshjeje shumëmilionëshe të paguar nga Mbretëria e Bashkuar.

17 të burgosur me burg përjetshëm përfshirë vrasësin e mësueses Sabina Nessa pritet të jenë të parët nga 200 vrasësit, gangsterët dhe kapot e drogës të dënuar që do të sillen në Shqipëri. Koçi Selamaj u dënua me burgim të përjetshëm me një dënim minimal prej 36 vitesh për rrahjen dhe mbytjen e Sabinës, në një park në juglindje të Londrës. Ai deri më tani ka vuajtur vetëm dy vjet, që do të thotë që Britania e Madhe do të paguajë shqiptarët për ta burgosur për 34 vitet e mbetura të dënimit.

Masa vjen pas muajve negociatash sekrete midis zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë në të dy vendet pasi Rishi Sunak diskutoi për herë të parë planin me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Por nga ana e saj, Britania kërkoi garanci se burgjet e vendit ishin në nivel për të shmangur çdo pretendim për të drejtat e njeriut dhe se ata kishin mjaft vende në burgjet e tyre për t’i mbajtur.

Sipas një marrëveshjeje të veçantë, kriminelët shqiptarë gjithashtu lirohen deri në një vit më herët nga dënimet e tyre me burg dhe u jepen grante prej 1,500 paund risistemimi nëse pranojnë të deportohen dhe të mos kthehen më në Angli. Shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të të burgosurve të huaj në burgjet në Angli dhe Uells, me 1,336 të mbajtur pas hekurave në Britaninë e Madhe në fund të vitit të kaluar.

Vetëm shqiptarët e burgosur për më shumë se katër vjet do të kenë të drejtë për skemën e transferimit të burgut, e cila bazohet në një marrëveshje që hyri në fuqi majin e kaluar.

Zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar besojnë se marrëveshja e re do të kursejë paratë e Mbretërisë së Bashkuar pasi kostot e burgimit në Shqipëri janë një pjesë e vogël e atyre që harxhohen në Angli. Kostoja e mbajtjes së Selamajt për 34 vite të tjera do të ishte 57,000 paund në vit në një burg të sigurisë së lartë në Mbretërinë e Bashkuar, në total 1.9 milionë paund. Në Shqipëri mund të kushtojë deri në 10,000 £ në vit në Shqipëri. Ministria e Drejtësisë ka identifikuar të gjithë shqiptarët me burgim të përjetshëm që synohet të jenë të parët e transferuar. Mes tyre mendohet se janë dy hajdutë shqiptarë që vranë një 21-vjeçar në tentativë për të vjedhur drogën, një hajdut shqiptar që vrau një çift të moshuarish dhe një shqiptar që vrau një shpërndarës droge.

Sipas skemës së zhvendosjes, shqiptarët lirohen para kohe dhe u jepet një grant deri në 1500 £ nëse pranojnë të mos apelojnë dëbimin e tyre. Ata janë paralajmëruar se nëse kthehen Angli MB pa leje, do të kthehen menjëherë në burg për të vuajtur kohën e mbetur të dënimit në burg./telegraph.co.uk

Advertisement