Connect with us

Aktualitet

200 mijë euro, pengmarrje dhe tendera/ Si u zbulua ngjarja si skenar filmi në shtëpinë e zyrtares së Komisionit të Prokurimit Publik

SPAK i ka kërkuar dy policive lokale të Elbasanit dhe të Librazhdit nëse është denoncuar apo jo një grabitje e ndodhur në 2020 dhe një pengmarrje që ka rezultuar se kanë ndodhur gjatë bisedave midis disa personave nën hetim.

Sipas bisedave të kryera midis një zyrtareje që është nën hetim për një çështje tjetër rezulton se ajo bisedon me të afërmit për vjedhjen e 200 mijë euro në banesën e tyre.

Po ashtu e dyshuara L. Skeja shfaqet e shqetësuar për marrjen peng të të vëllait nga grabitësit e maskuar, të cilët u larguan së bashku me paratë dhe me familjarin në mënyrë që ai të mos njoftonte policinë. Gjatë këtyre hetimeve që mbajnë numrin 175/ 1 SPAK ka pyetur shtetasen në fjalë mbi burimin e parave, e cila ka arsyetuar se paratë ishin të dërguara nga  të afërmit që jetojnë në Greqi.

Ky hetim mori shkas nga investigimi penal i prokurorit Elvin Gokaj, që teksa po hetonte disa zyrtarë të institucioni të Komisionit të Prokurimeve publike ndeshi dhe me rrethanat e grabitjes.

Teksa burimet i thanë Top Channel se hetimet për grabitjen e 200 mijë eurove janë veçuar, për dosjen e parë janë marrë të pandehur 11 persona që dyshohen se shkelën barazinë në tendera, midis tyre është edhe Jonaid Myzyri

Advertisement