Politike
200 të arrestuarit/ Rama: Policia po rrit forcën goditëse ndaj keqbërësve
Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur megaperacionin “Tempulli” që çoi pas hekuarve mbi 200 shpërndarës të lëndëve narkotike në vend, duke shkatërruar kështu 23 grupe kriminale.
“SUPEROPERACIONI I POLICISË SË SHTETIT u ka hedhur prangat gjatë gjithë natës së mbrëmshme dhe deri në orët e para të mëngjesit 233 shpërndarësve të drogës, të cilët kishin në shënjestër të veprimtarisë së tyre kriminale nxënësit e shkollave. Pas një hetimi të imtësishëm e mbledhjeje të provave në të gjitha qarqet e vendit janë shkatërruar 23 rrjete kriminale dhe është neutralizuar një burim i rrezikshëm dëmi për shëndetin e më të rinjve, ndërkohë që kjo është një tjetër provë e ngritjes së luftës kundër krimit të organizuar në një nivel të ri.
“Një duartrokitje e fortë për Policinë e Shtetit, e cila dita-ditës po rrit forcën goditëse ndaj keqbërësve të çdo lloji dhe po afirmon fuqinë e saj si garante e rendit, sigurisë e qetësisë publike në çdo komunitet”, shkruan Rama.