Connect with us

Aktualitet

21 Janari, a mund të shkojë SPAK te urdhëruesit?/ Avokati Beci: Mund të hyjnë në marrëveshje me…

Eugen Beci, ish-prokuror i Krimeve të Rënda dhe tashmë avokat, tha se hetimi i vrasjeve të pazbardhura të 21 janarit 2011 te kryeministria mund të çohet përpara nëse gjenden ekzekutorët dhe ata të tregojnë se kush ishin urdhëruesit e masakrës, duke u bërë bashkëpunëtorë të drejtësisë.

“Te urdhëruesit, ka kaluar kohë e gjatë, nuk gjenden prova materiale, dokumentare, shkencore, bazohet te dëshmitë. Se sa do të përdoren metodat, të penduarin, format e përgjimit, për të identifikuar personin e saktë që ka marrë urdhrin dhe ta bindësh të bëhet bashkëpunëtor dhe të jetë dëshmi e vlefshme. Vështirësia është vitet që kanë kaluar dhe zbehja e provave, përfshirë për shkak të teknologjisë së kohës.

Thelbi i kësaj nëse gjen ekzekutorët, mund të hysh në marrëveshje bashkëpunimi me drejtësinë për të shkuar te urdhëruesit dhe marrëveshja e vetme me ta është bashkëpunimi me drejtësinë. Sipas Kodit të Procedurës Penale është vetëm për vrasjen e Aleks Nikës dhe 3 plagosja, kurse të tjerat janë të mbyllura.

Strasburgu thotë shprehimisht se gjykimi penal është ende i hapur dhe thotë se autoritetet duhet të vazhdojnë, për aq sa është e mundur, përpjekjet e tyre që çojnë në zbardhjen e rrethanave dhe ndëshkimin e përgjegjësve aty ku është e mundur dhe ku është e përshtatshme”- tha Beci.

Advertisement