Connect with us

Aktualitet

21 janari, Basha, “çelësi i artë” për zbardhjen e ngjarjes

Analisti Skënder Minxhozi e shikon Lulzim Bashën si personin kyç i cili mund të ndihmojë për zbardhjen e ngjarjes së ’21 Janarit’.

Në një intervistë për “Special Report” në ABC News, Minxhozi u shpreh se Basha, si ish ministri i Brendshëm, ka qenë spektator i rreshtit të parë në atë ngjarje.

Minxhozi shtoi se Sali Berisha dhe Ilir Meta e shohin veten e tyre të rrezikuar

“Zoti Basha, nëse do marrim të gjithë komponentët e zbardhjes së kësaj ngjarjeje tragjike, eshte në fakt çelësi i artë, personi kyç i zbardhjes se ngjarjes. Në momentin që Ilir Meta dhe Sali Berisha ndodhen të kalcifikuar në pozitat e tyre mbrojtëse, duke ditur që riskojnë shumë nga ngjarja e ’21 Janarit’, duke parë mungesën e dëshirës së SPAK per te hetuar, duke parë pra të gjithë këto komponentë qe shkojne ne kundërrymë, Lulzim Basha mbetet dëshmitari kyç i tragjedisë. Ka pasur një vend në rreshtin e parë në 21 janar 2011.

Duke qenë se është ai që ka firmosur përjashtimin e Berishës nga PD 3 vjet më parë, është ai që u përplas me Doktorin më pas dhe teorikisht, duke qenë se ka mbajtur postin e ministrit te Brendshëm, do duhet të ishte personi që të tregonte se çfarë ka ndodhur realisht.

Megjithatë kam pak besim se kjo mund të ndodhë. Lulzim Basha qëndron në hije dhe i butë me Berishë edhe për shkak të 21 janarit. Lulzim Basha kishte mundësinë të hidhte dritë këto 13 vjet mbi ngjarjen më tragjike të 30 viteve të fundit, të sillte transparencë për një tragjedi e cila e ka mbajtur të okupuar, politikën ,mediat, publikun gjatë 13 viteve të fundit, theksoi Minxhozi. Por Basha nuk e bëri këtë sepse eshte nje politikan pa guxim, pa iniciative dhe pa kurajon qytetare qe duhet ne keto raste.

Advertisement