Connect with us

Sport

Atalanta mban gjallë endrrën europiane

Atalanta ka shkëlqyer mbrëmjen e sotme në “Geëiss Stadium” të Bergamos, teksa në sfidën e fundit të javës së 31-të të Kampionatit italian të futbollit, Serie A, “bergamaskët” e Gasperinit mposhtën me rezultatin e thellë 3 me 1, “verdhekuqtë” e Romas duke mbajtur kështu gjallë shpresën për një kualifikim në Europa ose Champions League.

Vendasit e gjetën avantazhin që në pjesën e parë, ku pas një kombimini fantastik në minutën e 39-të të lojës, mes kolumbianit Duvan Zapata e kroatit Mario Pasalic, ky i fundit çon topin në rrjetë me një goditje potente drejt portës së Rui Patricio.

Me nisjen e fraksionit të dytë të lojës, ku miqtë u munduan të vendosnin baraspeshën vjen dhe goli i dytë i vendasve, me qendërmbrojtësin italian, Rafael Toloi, i cili përfiton nga një rrëmujë në zonën “verdhekuqe” në minutën e 74’-rt të sfidës. Mirëpo, nuk do të mbaronte me kaq, me djemtë e Jose Mourinhos që do të ngushtonin diferencën në mintuën e 83’-të me kapitenin Lorenzo Pellegrini, ndërsa vetëm 1 minutë më vonë “fantazisti” hollandez, Teun Koopmeiners vulos rezultatin e përgjithshëm 3 me 1.

Me këtë fitore Atalanta ngjitet në kuotën e 52 pikë dhe pozicionohet në vendin e 7-të në renditje, vetëm 2 pikë larg vendit të 6-të ku ndodhet Inter e 4 pikë larg vendeve 3 e 4 aty ku ndodhen respektivisht Milan e Roma me nga 56 pikë.

Advertisement