Connect with us

Politike

’22 mln euro për…’/ Berisha: Me portin e Durrësit Rama do bëhet miliarder

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk I drejton vetë mbledhjet e qeverisë. I pranishëm në Vlorë, ku ka prezantuar kandidatin për zgjedhjet lokalet të qytetit bregdetar, Berisha tha se Rama shkon në mbledhje vetëm kur merr vendime që mund ta rrezikojnë atë vetë, ndërsa për të tjera, ia lë firmën zëvendësit.

Gjithashtu, Berusha tha se Porti i Durrësit është përdorur nga Rama për tu pasuruar ai vetë. Ai përmendi dhe udhëtimet luksoze të kryeministrit Rama dhe tha se ka shpenzuar 22 mln euro për 137 fluturime me avionin e tij me dhomë gjumi luksoze.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Miqtë e mi!  Ka një ligj që thotë, se po vodhi presidenti të gjithë vjedhin, po vodhi kryeministri të gjithë vjedhin. Kjo ka ndodhur me ne, kryeministri prin me vjedhje, kryeministri firmos duke shkelmuar ligjin për ndërmarrjen e tij, 420 mln euro për djegësat e Shqipërisë. Asnjë djegës nuk ekziston sot, as në Tiranë, as në Fier, as në Elbasan. Kryeministri merr portin e Durrësit. Gjen një arab miliarder dhe thotë me vete, pse të mos bëhen edhe unë miliarder. Dhe merr me arabin 820 mijë metra katrorë truall toke, pasuria më e madhe publike sot e shqiptarëve. Pra ky dhe e gjithë ky sekt që quhet rilindje nga mëngjesi deri në darkë vjedhin qytetarët. Ky udhëton me avion dhe ka shpenzuar 22 mln euro, me 137 fluturime, avioni i tij me dhomë gjumi luksoze. Zotëria e tij lodhet shumë në një kohë kur nga 48 mbledhje qeverie, ka marrë pjesë vetëm në 19 mbledhje, parazit si ky nuk ka Shqipëria. Kryeministri që nuk kryeson mbledhjet e qeverisë, që nuk i drejton mbledhjet e qeverisë, punon vetëm për vete dhe shkon në mbledhje vetëm kur merr vendime për veten e tij. Miqtë e mi!  Pra, jemi prap tek rrogat. Po pse them unë tek rrogat. Se absolutisht rritja e rrogave duhet të jetë qëllimi më kryesor i një qeverie që beson se mirëqënia e qytetarëve të vendit tij është objektivi, detyrimi kryesor i tij, i një kryeministri që beson se të ardhurat që mbledh, borxhi që merr, pasuritë publike, para së gjithash duhet të shndërrohen në mirësi për qytetarët e vendit. Më thoni mua, ku shkojnë paratë atëhere? Paratë e thashë edhe një herë, vidhen, por si vidhen. Kjo rrugë që keni ju, nga hyrja e Vlorës gjer në Levan, me gjithë urat mbi Vjosë është ndërtuar me 2.3 mln euro kilometri, me para të bankave europiane. Sa e ndërton rrugën në fushë Edi Rama, 24 mln euro kilometri. Greqia po ndërton autostradën Janinë-Kakavijë me 4 mln euro kilometrin, Edi Rama po ndërton rrugët anësore Lekaj-Fier, me 7.2 mln euro kilometri. Por këto janë para tuaja, që merren nga kafshata juaj, djersa juaj, e fermerëve, e punonjësve edhe e atyre që nuk punojmë se të gjithë paguajmë TVSH-në në ato që blejmë. Atëherë a mund të ecim ne në këtë rrugë të përgjumur? Jo kurrë, është në detyrimin tonë.

Advertisement