Connect with us

Politike

225 mijë $ për zyrtarin e FBI/ Gjiknuri: Nuk ka lidhje me Ramën

Partia Socialiste i cilëson groteske të gjitha lidhjet që opozita shqiptare i ka bërë çështjes së arrestimit të zyrtarit të lartë të FBI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Shqipërinë. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike Damian Gjiknuri tha se njëri prej personave të përmendur ka pasur lidhje me Sali Berishën por ka qenë edhe mik me Azem Hajdarin.

“Zyrtari në fjalë që ka qenë zyrtar shumë i lartë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Akluzat për lidhje të tij me pagesa të një oligarku rus. Ngjarjet që përmenden nuk faktojnë thyejnë të autoriteteve shqiptare. Ai ka pasur thyerje të etikës se nuk ka deklaruar vizitën dhe ndaj gjykohet edhe për këtë.  Ky lajm ka rëndësi për Amerikën sepse është cenuar integriteti i një institucioni kaq të rëndësishëm. Ndërsa akuzat këtu janë qesharake. Na dilka një shqiptar me origjinë nga Tropoja, njohje e Sali Berishës, ish-mik i Azem Hajdarit, kushëri i Besnik Mustafajt etj që na lëvizka interesat e gjithë botës? Këto janë qesharake.  Berisha nga rusofil kthehet në rusofob. Çdo ngjarje që ndodh në botë e lidh me Rusinë. Në themel mund të jetë rusofil që hiqet si rusofob që çdo gjë që ka në mendje dhe dëshiron të bëjë ia faturon tjetrit”, tha Gjiknuri.

I pyetur në lidhje me koncesione që mund të jenë dhënë në Shqipëri me ndërhyrjen e zyrtarit amerikan, Gjiknuri tha se janë tolalisht akuza qesharake.

“Janë ato përrallat shqiptare që kthehen groteske ku flitet për një kompani shqiptare e cila qëllon që një pjesë të aksioneve i ka kompania Strabak dhe është kompani [publike ku një pjesë të aksioneve ka pasur edhe Deripasko. Me sa di unë vitet  fundit ka dalë nga kjo kompani për shkak të sanksioneve. Një oligark na dilka që ka ardhur në Shqipëri me një serë luleshtrydhesh. Janë kompani që kanë mbi 20 vite që punojnë në Shqipëri. Kanë punuar edhe me Sali Berishën. Të bësh lidhje të tilla indirekte është qëllimi për tu kapur pas çdo fije kashte. Kësaj që i bëjnë me dashje dhe në mënyrë të trashë groteske përkthimin nga anglishtja ta kthejnë në material përgjuese si mund t’i besosh mendjeve të tilla. Garat në Shqipëri janë të gjitha publike. Do të ishte qesharake se një biznesmen i madh paska dëshirë të bëka biznes me luleshtrydhe”, tha Gjiknuri.

Advertisement