Connect with us

Politike

PD zgjedh në 29 korrik kryetarin e ri, tkurret lista e anëtarësisë

U zhvillua sot mbledhja e Komisionit Zgjedhor për përgatitjen për zgjedhjet e 29 korrikut. Pas mbledhjes, Gjana ka folur edhe për vulën e PD-së që është kthyer në mollë sherri në PD. Sipas tij vula qëndron në zyrë protokolli e në arkiv dhe nuk e mban Sekretari i Përgjithshëm. Mbledhja ishte kryesisht për listat e anëtarësisë që do të votojnë. Lista do të jetë me rreth 25 mijë anëtarë nga 75 mijë që ka qenë në zgjedhjet e fundit për kryetar në 13 qershor të 2021.

Brenda PD-së ka nisur lufta e dytë për vulën e partisë, kësaj radhe bëhet fjalë për përdorimin e vulës, ku palët po luftojnë se kush do mbajë kompetencat e përdorimit. Kryesia e PD-së i mori vulën Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Në përditësim…

‘Sherri’ për vulën, Gjana: E mban arkivi e protokolli i partisë jo Sekretari i Përgjithshëm! Duhet të prodhonim një tjetër

1690277356_jemingjana.jpgGjana ka folur edhe për vulën e PD-së që është kthyer në mollë sherri në PD. Sipas tij vula qëndron në zyrë protokolli e në arkiv dhe nuk e mban Sekretari i Përgjithshëm.

“Sa për vulën, më vjen keq por unë nuk mendoj se vlen për audiencën, për publikun. Vula e PD si vula e çdo institucioni publik, ka një zyrë protokolli dhe arkive. Vula në dijeninë time ka qëndruar në zyrën e protokollit. Se mban as Sekretari i Përgjithshëm, as kryetari. Rri në protokollin e institucionit. E dini pse e morëm vendimin, sepse epo vinte momenti për zgjedhjen dhe rezultoi që s’kishim më vulë dhe natyrisht do e krijonim. Me duket e ulët ta marrësh vulën në xhep .Më vjen keq që Bardhi ka shkuar në këtë veprim që thotë se vula është këtu. Ne po prodhojmë një vulë tjetër.

Advertisement