Connect with us

Kosova

25 vite, Kumanova dhe taverna që ndau Kosovën nga Serbia

Pikërisht një çerek shekulli më parë, në Kumanovë u nënshkrua Marrëveshja Ushtarako-Teknike, e cila i dha fund luftës 78 ditore ndërmjet NATO-s dhe ish-Jugosllavisë. Dispozitat e kësaj marrëveshjeje u përfshinë në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila u miratua një ditë më vonë, më 10 qershor.

Negociatat për përfundimin e luftës filluan më 6 qershor në restorantin “Evropa 93”, në fshatin Bllacë në Maqedoninë e Veriut, në një tavernë ku ata që hynin atëherë,  vinin me dëshira të mëdha por edhe me shpresa të humbura.

Shumica e negociatave dhe nënshkrimeve u zhvilluan në aeroportin e Kumanovës, nën një tendë të madhe ushtarake, në pronësi të forcave të armatosura franceze.

Marrëveshja ushtarako-teknike ndërmjet Forcave Ndërkombëtare të Sigurisë (KFOR) dhe qeverive të atëhershme RF Jugosllavi dhe Serbisë, parashikonte vendosjen e Kosovës, nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara dhe një pranie efektive ndërkombëtare civile dhe të sigurisë.

Petar Ristanovic , bashkëpunëtor shkencor i Institutit për kulturë serbe në Leposaviç, vlerëson se Marrëveshja ushtarako-teknike në Kumanovë i dha fund luftës në vitin 1999, pas së cilës shqiptarët fituan gjithçka dhe serbët humbën gjithçka.

“Nga mesi i qershorit dhe në dy muajt në vijim, një numër i madh i serbëve u detyruan të ikin nga Kosova. Ata që mbetën në enklavat serbe dhe komunitetet më të mëdha serbe që arritën të mbroheshin, kishin nje jete jashtëzakonisht të vështirë për dy vitet e ardhshme. Ne te njejten gjendej ata ndodhen edhe sot” – deklaroi Ristanovic.

Supas tij, ndryshe nga serbët, shqiptarët, “pak a shumë morën atë që prisnin”.

“Një numër i madh i shteteve evropiane dhe perëndimore e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Kosova po funksionon në atë mënyrë që mund të thuhet se shqiptarët morën pjesën më të madhe të asaj që kërkuan. Por shtrohet pyetja nëse ia ka vlejtur lufta, vuajtja dhe shkatërrimi” –  deklaroi Ristanovic dhe theksoi se nga kjo distancë kohore, pyetja kryesore për historianët është nëse çmimi i paguar ishte shumë i lartë për atë që ishte marrë në Marrëveshjen e Kumanovës në krahasim me atë që ishte ofruar më parë gjatë negociatave të Rambujesë……………………………

“Mendimi im është se çmimi ishte vërtet shumë i lartë, nëse shikojmë dallimet ndërmjet marrëveshjes që u ofrua në Rambuje dhe asaj që u nënshkrua në Kumanovë dhe asaj që pasoi më vonë – Rezoluta 1244” – potencoi historian serb

Duke analizuar Marrëveshjen e Kumanovës, çfarë u zbatua dhe çfarë ka mbetur ende në letër, ai theksoi se u zbatua pika më e rëndësishme – tërheqja e forcave policore dhe ushtarake nga territori i Kosovës.

“Në thelb, në atë moment, Serbia në masë të madhe hoqi dorë nga sovraniteti mbi Kosovën, të paktën në kuptimin praktik” – deklaroi Ristanovic

Nga ana tjetër, politologu Fidan Ukaj beson se nënshkrimi i Marrëveshjes Ushtarako-Teknike në Kumanovë, 25 vjet më parë, hoqi regjimin e Sllobodan Millosheviçit dhe vendosi paqen dhe sigurinë.

“Me Marrëveshjen e Kumanovës u hoq nga Kosova përgjithmonë regjimi i Millosheviqit dhe u krijua misioni i KFOR-it. Pothuajse 36 shtete kanë dërguar ushtarët e tyre në Kosovë si pjesë e KFOR-it dhe si rezultat është vendosur paqja dhe siguria. Me themelimin e misionit të KFOR-it u eliminua njëherë e përgjithmonë gjenocidi që ishte prezent në Kosovë që nga regjimi i Millosheviç” – theksoi Ukaj.

 

Advertisement