LAJMI I FUNDIT
Koncesioni i sterilizimit, vijon i ndarë hetimi për ish-ministrin e Shëndetësisë Beqaj
Burime për gazetaren e NTV.AL bëjnë me dije se pritet që të ketë edhe persona të tjerë në lidhje me hetimet për tenderin e sterilizimit.
Ndërkohë bëhet me dije se hetimi për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqajn vijon por çështja për të është ndarë dhe po hetohet më vete. Po ashtu vijon hetimi ndaj ish-ministrit edhe për tenderin e Check-Up me vlerë 130 mln euro e sipas gazetares Keti Banushi hetimet pritet të mbyllen brenda muajit gusht.
Ilir Beqja, ish ministër i Shëndetësisë, rreth një muaj më parë u thirr në SPAK dhe u pyet nga prokurori Edvin Kondilli në lidhje me dhënien e koncesionit të sterilizimit. Beqaj, u mbajt për më shumë se 8 orë në prokurorinë e Posaçme, ndërsa ishte thirrur si një person që ka dijeni për rrethanat e hetimit, e jo si i pandehur.
…
Arrestimet për koncesionin e sterilizimit, Basha thirrje SPAK-ut: T’i shkojë deri në fund zinxhirit të përgjegjësive
….
Koncensioni i sterilizimit, detyrim paraqitje për Shefin e Kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata
Tetë masa sigurie janë firmosur nga SPAK për ish-zyrtarë të implikuar në koncesionin e sterilizimit, me vlerë 100 milion euro. Ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodjan Rjepaj sipas burimeve ka rënë në pranga, dhe po ashtu edhe biznesmeni Ilir Rrapaj që ka marrë këtë koncesion dhe që akuzohet për mashtrim.
Kirurgu Arben Gjata, shef Kirurgjie dhe rektor i Universitetit të Mjekësisë është në detyrim paraqitjeje. E njëjta masë është vendosur për Naile Ajazin, Genc Byrazerin dhe Petro Mersinin, ish-drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit spitalor në Ministrinë e Shëndetësisë. Akuzat që rëndojnë mbi ta, janë falsifikim dhe shpërdorim detyre.
SPAK ka thirrur edhe ish-ministrin e Financave Shkëlqim Canin dëshmitar për koncesionin e sterilizimit.
Sa i përket fituesit të koncesionit Ilir Rrapaj, burime thonë se ai kishte refuzuar të paraqitej vullnetarisht për të dëshmuar në SPAK, ndaj do të dërgohet me polici. Ai është pronar i kompanisë Investital LLC së bashku me një grup kompanish italiane ku Rrapaj kishte 40 për qind të aksioneve.
Kontrata u firmos në dhjetor 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare SaniService –aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.