Aktualitet
26 vjeçarin e mbytën me litar dhe u hodhën në liqen, merret e pandehur e dashura e tij
Ditën e sotme Prokuria e Korçës ka mbyllur hetimet për dosjen e krimit ndaj Martin Çeços. Ngjarja e rëndë e ndodhur në Kolanec ku mbeti i vdekur 26 vjeçari, ka hyrë në fazën e gjykimit.
Prokuroria ka çuar për gjykim 4 të pandehur, midis tyre dhe ish të dashurën e viktimës Tina Pajollari, e cila sipas hetimeve është konstatuar se ka qenë pjesëmarrëse gjatë krimit.
Krimi ka ndodhur në 21 Qershor 2022 dhe hetimet kanë vijuar 14 muaj. Tina Pajollari, Valter Mollaj, personi i cili kishte lidhje dashurie me Tinën, djali i xhaxhait të Valterit, Edlir Mollaj, dhe çobani i lopëve të Valterit, Bleti Angjo, janë arrestuar dhe vënë nën akuzën e “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim.