Connect with us

Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Dokumenti bombë: Gjermanët i kërkojnë shpjegime vajzës së Argita Berishës

Në dosjen e SPAK ka një element të rëndësishëm të hetimit, ku tregon se nuk janë vetëm institucionet shqiptare që kanë dyshuar për të ardhurat e rritura në mënyrë të beftë të Jamarbër Malltezit, por edhe ato gjermane. Kjo ka dalë si pasojë e kërkesës së vajzës së Argita Berishës, Desarës për të vlerë një apartament në Gjermani. Ndërkohë, ku në dosje se “Supermbesa” jeton në Roterdam. Në kompjuterin e sekuestruar nga SPAK tek studio Pustina është gjetur një dokument, në të cilin jepet një shpjegim sesi duhet tu përgjigjet supermbesa autoriteteve gjermane në lidhje me origjinën e parave të babait të tij, për të cilët ata dyshojnë. Siç thuhet në dosje “ky material është në gjuhën angleze dhe ka komente edhe në shqip për sqarime që duhet të paraqiten. Nga përmbajtja e materialit konstatohet se ky dokument po përgatitet për tu paraqitur nga vajza e shtetasit Jamarbër Malltezi(në material citohet babai im) në një institucion publik/ privat të huaj në shtetin gjerman, të cilët referuar një transferte bankare në një llogari bankare në Gjermani të shtetasit Jamarbër Malltezi, drejt llogarisë bankare të vajzës së tij dhe informacionit të marrë nga burime të hapura, kanë kërkuar sqarim mbi burimin e të ardhurave. Konkretisht në përmbajtje të këtij materiali konstatohet ajo që është analizuar në këtë relacion. Kështu citohet se “Në bazë të marrëveshjes së bashkëinvestimit të datës 02.10.2008 nga shtetasi Jamarbër Malltezi(babai) janë blerë aksione të shoqërisë Homeplan. Bazuarn ë këtë marrëveshje, pjesa fillestare e investimit të shtetasit Jamarbër Malltezi, ka qenë në shumën prej 60 mijë euro. Pikërisht në këtë fjali është bërë një koment nga një person i tretë, që dyshohet se është shtetasja Andia Pustina, ku thekson se në programin e llogarisë është shuma prej 45, 128,92 euro, depozituar në Procredit Bank depozituar më datë 24.12,2012. Si pjesë e kapitalit fillestar, kompania ndërtuese ka marrë një hua në bankë me vlerën ______” Siç mund të shikohet në dokument, sasia e shumës është lënë bosh dhe është bërë sërish një koment që dyshohet se është bërë nga shtetësja Andia Pustina, me këtë përmbajtje: “Investimi fillestar është bërë nga Kontakti me vlerën 312.603 euro dhe Fatmir Bektashi në vlerën 255.450 euro. Investimi kapital i projektit është afërsisht 55.5 milionë euro dhe të gjitha fitimet e investimit janë deklaruar në organet tatimore. Kompaia i është nënshtruar kontrolleve nga organet tatimore dhe institucionet e pastrimit të parave të cilat kanë konstatuar se kompania është në përputhje të plotë me ligjin”. Për këtë pjesë është bërë një koment që dyshohet se është bërë nga shtetësja Andia Pustina si vijon: “Kostoja totale e projektit është 55.5 milionë euro ndërsa të ardhurat nga investimi janë 63.1 milionë euro. Përsa i përket kontrolleve të organet tatimore dhe DPPP-ja, nga sekuestrimi i dokumenteve pranë studios Pustina dhe marrjen e provave material inga laptopi HP janë konstatuar raporte si vijon: Raport kontrolli i tatimeve i datës 29.04.2016 nga Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj, në prani të administratorit të Homeplan shpk Fatmir Bektashi, Raporti i këtij kontrolli thekson se kompania është në përputhje të plotë me ligjin. Megjithatë sipas një tabele: “Pagesa në cash nga Homeplan”, të sekuestruar nga studio Pustina, konstatohet më datë 20-04.2016 një pagesë me përshkrimin: “KP kontroll tat”(që gjatë hetimit rezulton si kontribut patriotik) në shumën 14 mijë euro, që ngre dyshimin për rezultatet reale të saktësisë së raportit të tatimeve. Gjithashtu Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave ka mbajtur një raport Akt-Inspektimi të datës  13.09.2019, i mbajtur për periudhën 01.09.2017-31.08.2019 në prani të shtetasit Fatmir Bektashi dhe Aida Zisi, ku përfundimet janë përgjithësisht pozitive. Duke ju rikthyer letrës që dyshohet se është bërë nga vajza e shtetasit Jamarbër Malltezi, në pjesën përshkruese të materialit kërkohet: “Ne do të donim të merrnin një përgjigje të gjerë dhe të plotë, duke përfshirë provat themelore që tregojnë sesi babai juaj ishte në gjendje të ndërtonte kapitalin përpara se të bëhej aksioner në Homeplan dhe të ishte në gjendje të merrte një pjesë në një projekt me vlerë 20 milionë euro”. Në përgjigje të kësaj pyetje është rikonfirmuar fakti se ndërtimi ka nisur në muajin prill të vitit 2010 dhe investimi fillestar është kryer nga shtetasi Fatmir Bektashi në vlerën 255 mijë euro. Gjithashtu përmend se shtetasi Fatmir Bektashi është administrator i kompanisë nënkontraktore që bën punime që ka mbuluar punimet duke transferuar shumën 312 mijë euro, për marrjen e lejessë ndërtimit dhe pagesën e taksave në bashki. Në këtë letër janë përmendur gjithashtu dy kredi: njëra e vitit 2013 nga Union Bank me vlerë 1 milionë euro marrë nga kompania Homeplan dhe tjetra e marrë nga kompania Kontakt në vitin 2014 me vlerë 300 mijë euro. Nga hetimi rezulton se të dyja kreti janë marrë nga Homeplan dhe Kontakt me ortak shtetasin Fatmir Bektashi, i cili rezuton në cilësinë e dorëzanësit. Në letrën e cituar përmendet dhe nëna e personit që bën letrën shtetësja, pra shtetësja Argita Malltezi ka bërë deklarimin në ILKDPKI. Në fakt nga hetimi rezulton se shtetësja Argita Malltezi, megjithëse deklaron të ardhura nga burime të ndryshme, nuk rezulton të ardhura nga dividentët. Gjithashtu kjo shtetëse asnjëherë nuk deklaron shpenzime të të ardhurave, me qëllim investimin në shoqëritë tregtare apo investime të bashkëshortit, në kuadër të këtyre ndërtimeve. Pyetja tjetër për të cilën kërkohet përgjigje në këtë material është: “Ne do të donim të kishim më shumë evidence se dhurata është marrë në mënyrë eksplicite nga pjesmarrja që babai juaj ka në kompani të tilla si Homeplan në Shqipëri. Pas kësaj pyetje është shënimi shqip: “Shpjego që hape llogarinë në Union Bank dhe aty shkojnë vetëm buisnies relatet income. Duhet të bësh attach bilancet dhe transfertat nga Homeplan në bankë. Nga hetimet, llogaria në Union Bank ka rezultuar se është përdorur për kalimet e fondeve/ dividentit. Në vijim të kësaj përgjigje është paraqitur dividenti që ka shpërndarë shoqëria Homeplan për periudhën 2015-2022 ku pjesa takuese e shtetasit Jamarbër Malltezi sipas kësaj letre është 2,620,830 euro dhe për vitin 2021 dividenti që është transferuar nga Homeplan te shtetasi Jamarbër Malltezi është 1, 581.815 euro. Pyetja tjetër që shtrohet në këtë material është: “Ne do të donim të denim më shumë se nga erdhën 42.000.00 euro nga një llogari gjermane e babait tuaj”, në mënyrë që të mos dështonin detyrimet kontraktore ai vendosi të transferonte shumën e mbetur prej 42 000 euro nga llogaria gjermane”. Në ndërthurje me të dhënat nga rezultatet e hetimit rezulton se në drejtim të llogarisë në Gjermani janë kryer transferta nga llogaritë shqiptare të shtetasit Jamarbër Malltezi. Ky fakt konfirmohet nga nxjerrja e llogarisë(jepet numri shën red), ku janë pasqyruar katër transferta me vlerën 80 mijë euro secila, për periudhën 08-09.2021-14.09.2021 me përshkrimin: Kalim vajzës për blerje apartamenti Desara Malltezi Rotterdam”. Pyetja e fundit që kërkon përgjigje në këtë material është: si i shpjegoni mospërputhjet e pjesëmarrjes së babait tuaj në shoqërinë Homeplan, duke qenë se ai rezulton i përfshirë në kompani që nga viti 2014 dhe jo nga viti 2018. Përgjigja që përgatitet të jepet është “Deri në vitin 2020, kur ligji nr 2.11.2020 hyri në fuqi, nuk kushtëzohej transferimi i aksioneve me deklarimin e tyre. Siç shpjegohet më lart babai im ka bërë të gjitha deklaratat ligjore të deklarueshme kur dhe siç e kërkon ligji, por ka shmangur çdo publiçitet për të mos demtuar politikisht projektin. Kompania Homeplan ka bërë të gjitha deklarimet tatimore në përputhje me ligjin. Kompania Homeplan filloi shpërndarjen e dividentit në vitin 2015 pasi kompania ishte e qëndrueshme dhe kishte likuiditet monetar të mjaftueshëm për të mbuluar punën në vazhdim. Për dividentin e shpërndarë ishte paguar tatami në burim. Në momentin kur kompania ka shpërndarë dividentë babai im ka regjistruar pjesëmarrjen dhe ka bërë deklarimet përkatëse në organet tatimore. Në fund të kësaj përgjigje konstatohet se edhe përpiluesi është i paqartë se ka lënë shënimin: “Ku hyn dhe për çfarë viti 2014??????? Pra shpjegimet që kanë dashur të japin më sipër nuk përputhem me ato që kanë ardhur gjatë hetimit. Pasi shtetasi Jamarbër Malltezi të paktën publikisht shfaqet si aksioner në dhjetor të vitit 2018 kur ligji i sipërcituar nuk ishte miratuar ende.

Përfitimi total i shtetasit Jamarbër Malltezi

Në pjesën e fundit të tabelës me emërtimin Jamarbër Malltezi pagesa për divident 2011-2022, sekuestruar pranë studios Pustina, paraqiten në mënyrë të përmbledhur përfitimet e shtetasit Jamarbër Malltezi në vlerë monetare dhe në natyrë si vijon: Në tabelën e parë përmbledhëse jepen vlerat monetare  së bashku me disa shënime duke e çuar shumën totale në 4 258 785 euro ose 534 896 451 lekë. Po ashtu në tabelë reflektohen përfitimet monetare që i janë dhënë shtetasit Jamarbër Malltezi 2011,2012 dhe 2015 janë llogaritur në dividentin e kompanisë Homeplan  që ka shpërndarë në 2017. Gjithashtu është shtuar me shkrim dore edhe vlera cash 90 000 euro. Në tabelën e dytë përmbledhëse reflektohet detyrimi që kompania Homeplan i ka shtetasit Jamarbër Malltezi në vlerën 44,126,7 euro, korigjuar më pas me shkrim dore 45 198 euro që siç është shpjeguar më herët në relacion, është vlera që shtetasi Jamarbër Malltezi i ka dhënë hua shoqërisë në vitin 2012.

TemA

EKSKLUZIVE/ Dokumenti bombë: Gjermanët i kërkojnë shpjegime

EKSKLUZIVE/ Dokumenti bombë: Gjermanët i kërkojnë shpjegime

EKSKLUZIVE/ Dokumenti bombë: Gjermanët i kërkojnë shpjegime

Aktualitet

Martesa e dy vajzave në Bashki/ Kisha Orthodhokse Autoqefale: E panatyrshmja nuk bëhet e natyrshme me dekrete ligjore

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka bërë një deklaratë në lidhje me martesën e dy vajzave Alba dhe Edlira, në tarracën e Bashkisë së Tiranës një ditë më pare. Në deklaratë Kisha thekson se asnjë kulturë, fe apo sistem ligjesh nuk e ka institucionalizuar bashkëjetesën homoseksuale si martesë.

Më tej në deklaratë thuhet se martesa e dy personave të të njejtës gjini është e panatyrshme dhe se nuk mund të kthehet në të natyrshme dhe normale me dekrete ligjore. Sipas Kishës një ligj i tillë fyen krijimin.

Në përmbyllje të deklaratës Kisha thekson kjo ngjarje nuk është një përparim shoqëror por një konflikt me rendin natyror, gjithashtu vë në pah rëndësinë e familjes dhe lindjes së fëmijëve në përputhje me tekstet e saj të shenjta.

Deklarata e plotë:

Në lidhje me martesen e së njëjtës gjini, kryer në Bashkine e Tiranes, ditën e djeshme, dt. 19 maj 2024, siç jemi shprehur edhe më parë, si në deklaratën e janarit 2024, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë mban të njejtin qëndrim:

Është më se e njohur se përjetësimi i njerëzimit ka qenë i bazuar në ekzistencën e dy gjinive dhe bashkimin e tyre. Asnjë kulturë, fe apo sistem ligjesh (Soloni, Platoni etj.) nuk e ka institucionalizuar bashkëjetesën homoseksuale si martesë. E panatyrshmja nuk bëhet e natyrshme me dekrete ligjore. Përkundrazi, një ligj i tillë fyen krijimin. Nuk është përparim shoqëror, por një konflikt me rendin natyror, e tatëpjetë. Kisha është e detyruar të artikulojë qartë konceptin dhe vlerën e martesës, rëndësinë e familjes dhe të lindjes së fëmijëve në përputhje me tekstet e saj të shenjta dhe traditën e saj shekullore (siç u deklarua në Sinodin e Shenjtë dhe të Madh të Kishës Orthodhokse në Kretë në vitin 2016) .

Continue Reading

Aktualitet

E rrahën derisa i ra të fikët, zbardhen DETAJE nga pengmarrja e 20-vjeçarit në Tiranë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që u raportua në Tiranë këtë të hënë, ku një 20-vjeçar ishte marrë peng në Sheshin Skëndërbej nga tre persona.

Mësohet se i riu ishte punonjës në një kioskë dhe është rrëmbyer nga nga Denis Baxhaku, Ermand Hoxha dhe Teo Kolemiço, të cilët ishin pronarët e kioskës. Këta të fundit mësohet se e kanë lidhur me pranga 20-vjeçarin dhe e kanë dhunuar derisa i ka rënë të fikët, pasi mungonin disa para nga xhiroja ditore.

Si pasojë 20-vjeçari ka pësuar hematoma të shumta në kokë dhe mësohet se ndodhet në spital në gjendje të rënduar shëndetësore. Sakaq policia njoftoi pak më herët se ka arrestuar 2 nga 3 dhunuesit. Gjithashtu në pranga ka rënë një person që ishte në dijeni për ngjarjen, por nuk e ka raportuar në polici.

Continue Reading

Aktualitet

E pazakontë në Durrës/ Turisti del nudo në qendër të qytetit dhe bën fotografi

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Durrës këtë të hënë. Një turist ka dalë në qendër të qytetit nudo dhe ka bërë disa fotografi me celularin e tij. Ai ka vijuar të ecë disa minuta në rrugët e qytetit nudo, ndërsa kjo gjë ka shkaktuar shqetësim tek kalimtarët e rastit.

Mësohet se këta të fundit kanë shprehur shqetësimin e tyre dhe kanë njoftuar policinë. Pas ankesës së qytetarëve mësohet se turisti është shoqëruar nga policia. Nuk dihet ende identiteti i tij apo origjina, apo arsyeja pse ka zgjedhur të dalë rrugëve të qytetit në atë gjendje.

E pazakontë në Durrës/ Turisti del nudo në qendër

Continue Reading

Aktualitet

Operacioni i SPAK/ GJKKO urdhëron ndalimin e publikimit të dosjes deri në përfundim të hetimeve

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhëruar këtë të hënë ndalimin e publikimit  të dosjes së fundit të SPAK-ut ku u lëshuan 50 urdhër-arreste për të goditur 7 grupe kriminale, pas bisedave në aplikacionin “Sky Ecc”. Në bisedat e “kokave” të krimit në vend  në aplikacionin “Sky Ecc” zbardheshin disa atentate dhe planet për të kryer vrasje të rivalëve të tyre.

Në njoftimin e GJKKO thuhet se urdhërimi i ndalimit të publikimit të dosjes është deri në përfundim të hetimeve paraprake, teksa kërkon mirëkuptimin e të gjithë gazetarëve që nuk mund të jepet një informacion më i detajuar nga ana e gjykatës lidhur me këtë çështje.

Njoftimi i plotë i GJKKO:

1. Gjykata e Posaҫme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në kuadër të procedimit penal Nr. 59 të vitit 2022, pasi shqyrtoi kërkesës e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për caktimin në mungesë të masave të sigurisë, me vendimin Nr. 49, datë 15.05.2023 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pasi ka disponuar lidhur me masat e sigurimit, ndër të tjera bazuar në nenin 103 të K.Pr.Penale ka vendosur: ndalimin e publikimit të kërkesës së prokurorisë apo përmbajatjes së saj deri në përfundim të hetimeve, si dhe ndalimin tërësisht të publikimit të këtij vendimi deri në përfundim të hetimeve paraprake.
2. Duke qenë se mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale, përbën vepër penale sipas nenit 295/a paragrafi 3 i Kodit Penal nën titullin “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë gazetarëve që nuk mund të jepet një informacion më i detajuar nga ana e gjykatës lidhur me këtë çështje.

Continue Reading

Aktualitet

Zbulohet skuadra e killerave që sulmoi Durim Bamin, donin të vrisnin dhe Hamza Tërziun

“Ora News” zbardh emrat e tre personave personave që kanë marë pjesë në mënyrë direkte në teren për të vrarë në muajin Nëntor 2020, Durim Bami.

Ashtu sic raportuam një ditë më parë, tre personat e veshur si policë nga Ervis Martinaj, për të vrarë Durim Bamin janë, Marklen Haka, Albert Zaja dhe Tori Xheccuka.

Pjesë e grupit që u mundua të vriste Durim Bamin, është dhe Florenc Kelmendi alias Tocci.

Këta katër persona në bashkëpunim me Emiljano Shullazin, Ervis Martinaj kanë akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ngritur pritën për të vrarë, Durim Bamin, një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Shqipëri.

Të gjithë personat akuzohen për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, Grup Kriminal dhe mbajtje pa lejë të armëve.

Vec akuzës së vrasjes me paramendim mbetur në tentativë, ndaj Shullazit rëndojnë akuza e futjes së sendeve të palejuara në ambjentet e burgut 313 dhe akuza e rrahjes brutale të bashkëshortit të gjyqtares së Apelit për Krime të Rënda, Saida Dollani.

Për rrahjen e tij SPAK ka shpallur në kërkim Fabio Ballabanin alias Fabio Zyberaj alias Ivi Zyberaj.

Gazetari Elton Qyno, ka mundur të zbulojë se Albert Zaja, Edison Muceku, Tori Xheccuka, Florenc Kelmendi dhe Ardit Gjokrosa kanë kryer veprime për të siguruar kushtet dhe mjetet me qëllim vrasjen e shtetasit, Hamza Tërziu.

Për sigurimin e kushteve me qëllim vrasjen e Durim Bamit akuzohet dhe një personazh tjetër I botës së krimit, sicc është Jozi Kraja, Astrit Avdyli, Aldo Avdyli, emra këta që dyshohet disa vite më pas kanë kontribuar në ekzekutimin dhe zhdukjen e Ervis Martinaj.

Kontribut për të siguruar kushtet e vrasjes së Durim Bamit sipas SPAK ka dhënë dhe Nazmi Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i cili ka dyshuar gjithnjë se Durim Bami ka marë pjesë në vrasjen e dhe zhdukjen e Stafukës.

Dy emra të tjerë që kanë kontribuar në goditjen e Durim Bamit duke krijuar kushtet për të realizuar vrasjen janë, Blerim Abazi dhe Elvis Ndreca.

Vecc tentativës për vrasjen e Bamit, Ervis Martinaj akuzohet për sigurim i kushteve për të vrarë, Leonard Dukën, Fatmir Hysenin, Elvis Gaccaj, Altin Gegën. Për Gaccaj Martinaj mësohet se ka kontraktuar Gjergj Cukalin.

Sipas dosjes hetimore, plot 13 plumba automatiku janë derdhur mbi automjetin “Range-Rover” me targa italiane, që drejtohej nga Durim Bami, por ekzekutimi i këtij personi, sërish nuk është arritur të kryhet nga kundërshtarët.

Bami, fatmirësisht ka mundur të shpëtojë pa pasur asnjë lëndim, megjithëse në makinën që ai drejtonte janë futur 6 predha kallashnikovi, ku njëra prej tyre ka plagosur në krahun e djathtë djalin e hallës së Bamit, Ervin Kodrën.

“Ora Neës” zbulon të plotë atë që ndodhi lidhur me atentatin e datës 4 nëntor, ku tre persona që besohet se kanë qenë të veshur si policë, kanë tentuar të vrasin me armë zjari, Durim Bamin nga Nikla, njërin nga personat më të njohur të botës së krimit në vend.

Ky i fundit ishte duke drekuar në fshatin Qerek me kushëririn e tij, ku pasi kanë mbaruar drekën në një lokal afër Rinasit, kanë vendosur të kthehen në Fushë-Krujë.

Por në ecje e sipër, makina me targa italiane “Range-Rover”, që drejtohej nga Durim Bami, është qëlluar me breshëri automatiku, plot 13 herë.

6 predha kanë prekur pjesë ballore të automjetit, i cili është qëlluar në lëvizje e sipër. Ndërkohë makina tip “Golf 5” e autorëve ka qenë e parkuar në rrugë.

Goditja ka qenë shumë e mirëorganizuar dhe dyshohet se Durim Bami, është mbajtur në vëzhgim për një periudhë kohe, duke organizuar pritën kundër tij, pikërisht në vendin e quajtur ura e Tapizës.

Në rrëfimin e të plagosurit Ervin Kodra, thuhet se Durim Bami, ka mundur të manovrojë me shpejtësi makinën, duke hyrë në anën tjetër të rrugës dhe më pas të përplaset në murin rrethues të një biznesi që merret me tregtimin e mermerit.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING