Politike
Po vraponte pas Agron Shehajt, Agron Shehajn që i mori dokumentin strategjik, momenti kur këshilltarja e Parlamentit godet kokën në dysheme
Një incident u regjistrua në Parlament këtë të hënë, ku një këshilltare u dëmtua në përpjekje për të ndaluar deputetin Agron Shehaj të merrte dokumentin e klasifikuar “sekret”, për të cilin duhej të firmoste deklaratën e konfidencialitetit, ta lexonte dhe më pas ta linte në zyrë.
Në pamjet e publikuara, këshilltarja rrëzohet keq nga shkallët, teksa përpiqej të ndalonte Shehajn, i cili mori dokumentin strategjik për ta lexuar. Ndërsa vërehet se punonjësja ka goditur edhe kokën
Pas këtij incidenti, deputetët e PS-së kanë kërkuar që Agron Shehaj të përjashtohet për 60 ditë nga Kuvendi. Sipas tyre, kreu i Partisë Mundësia cenoi rëndë dhe në mënyrë të papranueshme sigurinë e stafit të Kuvendit gjatë ushtrimit të detyrave të tyre.
“Deputeti Agron Shehaj, me sjelljet e tij të përsëritura të dhunshme dhe agresive, ka vënë në rrezik këshilltaren, e cila është gjendur e pambrojtur përballë kësaj sjelljeje të dhunshme dhe të papranueshme. Këto sjellje cenojnë rëndë dhe në mënyrë të patolerueshme sigurinë e stafit të Kuvendit gjatë ushtrimit të detyrave të tyre”, thuhej në kërkesë.
Ndërsa vetë Shehaj tha se e mori dokumentin strategjik për ta lexuar, por nuk komentoi incidentin me punonjësen e Kuvendit.
