Connect with us

Aktualitet

27-vjeçari humbi mes borës në Has, asnjë gjurmë as nga babai që doli për ta kërkuar

Një 27-vjeçar rezulton i zhdukur që prej pasdites të së dielës, kur vendi u përfshi nga reshje bore.

Ajet Lleshi nga fshati Kishaj i Hasit ishte nisur drejt malit të Pashtrikut për për të prerë dru, në pyll që prej mëngjesit të djeshëm, por rreth orës 17:00 familjarët e tij denoncuan se kishin humbur kontaktet me të.

Në këto kushte, babai i të riut bashkë me tre xhaxhallarët e tij kanë dalë në mal për ta kërkuar, por janë ndarë në drejtime të ndryshme dhe që prej orës 2 të mëngjesit familja ka humbur kontaktet edhe me babain e 27-vjeçarit.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet në zonë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe banorë të fshatit.

Në ndihmë të tyre për kërkime ka ardhur edhe një helikopteri i Forcave të Armatosura, por pa rezultat

Advertisement