Kosova
28 qershor – Serbët do riaktivizojnë strukturat paralele
Dushan Janjiç, drejtor i Forumit për marrëdhënie etnike në Beograd ka deklaruar se kthimi i serbëve të veriut në institucionet e Kosovës, tashmë nuk është i thjeshtë sepse Qeveria në Prishtinë, nuk lejon një gjë të tillë të bëhet ‘me pult’, pa u zbatuar procedurat ligjore, të cilat marrin kohë.
Në këtë pikë, thotë ai, Vuçiç mund të ndërmarrë hapa të tjerë në veri të Kosovës.
“Unë mendoj se serbët në veri do dalin me nje deklaratë, me të cilën do të shpallin diçka, fillimisht do të deklarojnë se nuk ka vdekur ‘Këshilli Kombëtar Serb’ si edhe do te riaktivizojnë institucionet paralele, te cilat I kane shperbere qe ne vitin 2015, kohe kur prej qeverise se athershme te Kosoves, u premtua krijimi i asociacionit dhe shkrirja e institucioneve paralele ishte kusht i Prishtines zyrtare” – deklaroi Janjiç
Këshilli Kombëtar Serb ka nisur të funksionojë qysh nga periudha pas luftës në Kosovë dhe qëllimi i saj ka qenë mbrojtja e interesave të serbëve. Ky këshill përbëhej nga politikanë dhe aktivistë të ndryshëm nga komuniteti serb në Kosovë.
Që nga viti 2013, kur u formua Lista Serbe – partia më e madhe serbëve të Kosovës – e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, puna e këtij këshilli U pasivizua.