Connect with us

Rajon

3.2 mln euro/ Policia greke sekuestron dhjetëra pako me kokainë

Policia në Greqinë veriore ka sekuestruar dhjetëra pako me kokainë të fshehura në kontejnerë të ngarkuar me banane që ishin dërguar nga Amerika Latine.

Policia sekuestroi dy kontejnerë të dyshuar në portin e Pireut dhe pasi i dërgoi në portin e Selanikut, gjeti 100 “pako” kokainë të fshehur, me peshë 161 kilogramë.

Droga, e cila do të ishte shpërndarë në Greqi dhe vende të tjera evropiane, vlerësohet të jetë rreth 3.2 milionë euro, tha policia.

Ngarkesa u gjet si pjesë e një hetimi që Greqia filloi muajin e kaluar me autoritetet e Maqedonisë së Veriut dhe agjencinë amerikane kundër drogës, pas kapjes së rreth 100 kilogramëve kokainë të fshehura gjithashtu në kontejnerë bananeje në një magazinë në Selanik. Rreth 14 persona janë arrestuar për këtë rast.

Advertisement