Lifestyle
3 arsyet se përse ndiheni të mërzitur në një lidhje
Shumë njerëz mendojnë se rutina e lodhshme e një lidhje të shëndetshme tregon se raporti mes çiftit ka marrë fund, por jo. Pse ndonjëherë partneri i qëndrueshëm emocionalisht, ai që të fal siguri, qëndrueshmëri dhe kujdes bëhet sërish “i lodhshëm”?! Për 3 arsyet më poshtë:
1. Je mësuar të jesh e përfshirë në raporte me shumë ulje-ngritje emocionale
Nëse lidhja jote e shkuar ka qenë plot me ulje-ngritje, tensioni ka qenë pjesë e raportit. Në momentin që ju e gjeni veten në një marrëdhënie të shëndetshme, ku s’ka vend për ankth apo pasiguri, pas një kohe të caktuar ndjeni një lloj mërzitjeje.
Kjo ndodh sepse e keni marrë marrëdhënien me partnerin të mirëqënë dhe tensionet mungojnë. Kur takoni dikë që është i qëndrueshëm emocionalisht dhe nuk ju shkakton ndjesi ankthi apo pasigurie, ti mendon se kimia mes jush mungon dhe e percepton raportin si të mërzitshëm.
2. Që herët jeni mësuar me idenë përpjekjet ekstra janë kosto të mirëqënies suaj
Nëse jeni rritur në një familje që të duhej të provoje veten për gjërat apo dashurinë që meritoje, me shumë gjasa këtë do bësh dhe në marrëdhëniet dashurore. Ti përpiqesh “të luftosh” për gjërat që do, por në lidhje të shëndetshme ato vijnë në mënyrë natyrale. Thjesht ndodhin. Kjo pas një periudhe kohe të duket “si e mërzitshme” sepse ke nevojë për pasigurinë me të cilën je mësuar, ke nevojë për t’i provuar vazhdimisht njerëzve çfarë mund të arrish dhe çfarë meriton.
3. Ti e sheh një lidhje të shëndetshme si të mërzitshme
Eshtë keqperceptimi juaj. Nëse jeni rritur me idenë se dashuria romantike është vetëm pasion, tension, kimi e çmendur, pasiguri, luftë atëherë me shumë gjasa jeni të prirur të shkoni drejt partnerëve që ju shmangin apo janë emocionalisht jo gati për një lidhje.
Pikërisht për këtë arsye, një lidhje e qëndrueshme do t’ju lodhte dhe t’ju dukej e mërzitshme pasi një pjesë e juaja kërkon dinamizmin që në afatgjatë, është sigurisht i lodhshëm dhe me kosto.