Connect with us

Aktualitet

‘3 mijë shqiptarë janë…’/ Ministri britanik: Marrëveshja ‘Rama-Sunak’ po funksionon

Në një pohim triumfues, si për të treguar se politikat e tyre po japin rezultat, ministri britanik i Emigracionit, Robert Jenrick, deklaroi përpara parlamentit se pas lidhjes së marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Londrës zyrtare, janë kthyer mbrapsht 3.500 emigrantë shqiptarë.

Sipas tij, ka një rënie të ndjeshme me 90% të shqiptarëve që arrijnë tashmë në Britaninë e madhe në mënyrë të paligjshme. Deri më tani, gjatë këtij viti janë kthyer 12.600 klandestinë, shifër kjo 75% më e lartë se e njëjta periudhë e një vitit të shkuar, raportoi Jenrick.

Ministri shtoi më tej se emigrantët që do të zbulohet se kanë bërë raportime të rreme mbi historinë e tyre, do të përballen me dënime të ashpra. Rregullat e reja, sipas tij, ndjekin aktin historik të Migrimit të Paligjshëm, i cili, së bashku me dëbimin në Ruanda, do të sjellë ndryshime vendimtare për të hequr të gjitha stimujt që i shtyjnë emigrantët të ndërmarrin kalime të paligjshme nga Franca.

Ministri shtoi më tej se teksa plani britanik po funksionon më së miri sipas tij, në Bashkimin Europian emigracioni i parregullt po rritet. Në Itali, rritja e numrit të klandestinëve është 100% theksoi ai, krahasuar me 20% që regjistrojmë në Mbretërinë e Bashkuar.

Advertisement