Connect with us

Aktualitet

3 shtëpi në Lushnjë përfshihen nga flakët (VIDEO)

Tre shtëpi në Lushnjë janë përfshirë nga flakët ditën e sotme

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në lagjen Loni Dhamo. Fillimisht zjarri ka rënë në një banesë dhe më pas flakët janë përhapur edhe në dy banesat e tjera.

Pas marrjes së njoftimit forcat zjarrfikëse dhe punonjësit e policisë kanë nxjerrë banorët nga shtëpitë. Më pas me mjete rrethanore ata kanë prishur muret anësore derën dhe çatinë nga ku u futën për të shuar zjarrin.

Në banesën e përfshirë nga flakët është shkrumbuar gjithçka që kishte brenda përfshi dhe rroba të përdorura që i shisnin në treg. Nga dy banesat e tjera kanë mundur të nxjerrin jashtë orenditë shtëpiake.

Zjarrfikësit kanë izoluar zjarrin për të mos rrezikuar banesat e tjera si dhe blloqet e pallateve aty pranë. Policia dhe ekspertet po punojmë për të zbardhur shkaqet e rënies se zjarrit.

Advertisement