Connect with us

Kronike

3-vjeçari shtypet nga dera e garazhit dhe ndërron jetë, arrestohen prindërit shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në një familje shqiptare në Aspropyrgos të Greqisë.

Një djalë 3-vjeçar ka humbur jetën pasi u shtyp nga një derë garazhi . I mituri menjëherë pas ngjarjes u dërgua në spitalin Thriasio, ku mjekët konstatuan vdekjen e tij.

Lidhur me ngjarjen tragjike, efektivët e policisë arrestuan prindërit e 3-vjeçarit, një 39-vjeçar dhe një grua 42-vjeçare, të dy shtetas të Shqipërisë. Sipas informacioneve të mediave greke, familja jetonte në një kamp në Aspropirgos.

Advertisement