Aktualitet
30 centimetër ujë/ Bllokohen hyrjet e pallateve dhe bizneseve në Lezhë
Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë një situatë problematike në Lezhë, duke sjellë edhe radhë të gjata të automjeteve. Disa lagje të qytetit janë bllokuar nga uji, ku duket se tubacionet nuk funksionojnë. Nga pamjet duket qartë se sistemi i kanalizimeve nuk e përballon nivelin e prurjeve. Për fat të keq, kjo është një situatë e përsëritur sa herë që ka reshje të dendura shiu.
Si pasojë e reshjeve të dendura, ujërat kanë vërshuar nëpër rrugë të qytetit, duke paralizuar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve. Bëhet me dije se situata më problematike shfaqet në bulevardin “Gjergj Fishta”, bllokun e banimit “11 Janari” dhe në lagjen “Besëlidhja”. Niveli i ujit ka arritur deri në 30 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve por edhe trotuaret në disa biznese.