Bota
Makina që shkunden e ndërtesa që bien, dalin pamjet gjatë tërmetit në Tajvan
Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë të Rihterit i ka goditur brigjet lindore të Tajvanit, duke lënë së paku katër të vdekur dhe 700 persona të plagosur.
Tërmeti, thuhet se është më i forti në 25 vitet e fundit. Të paktën 77 persona janë bllokuar në të gjithë Tajvanin, sipas Agjencisë Kombëtare të Zjarrit (NFA).
Administrata Qendrore e Motit të Tajvanit i ka këshilluar banorët që të evakuohen në toka më të larta, shkruan CNN.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi gjithashtu një paralajmërim për cunami për ishujt Miyakojima dhe Okinawa, duke paralajmëruar për valë deri në 3 metra që priten së shpejti.