Kronike
33-vjeçarja plagos me mjet prerës bashkëshortin, i riu përfundon në spital
Një 33-vjeçare me iniciale E.M është arrestuar ditën e sotme në Fier për plagosje. Mësohet se e reja ka qëlluar me mjet prerës bashkëshortin e saj, me iniciale K.M 36 vjeç. I plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Njoftimi i Policisë:
Gjithashtu, u arrestua shtetasja E. M., 33 vjeçe, banuese në Fier, pasi ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës, bashkëshortin e saj, shtetasin K. M., 36 vjeç.