Kronike
34 vjeçari vihet nën hetim, tentoi të kalonte me një shumë të madhe parash në Kapshticë
Një 34- vjeçar është vënë nën hetim nga Policia në pikën kufitare të Kapshticës pasi u kap me 41.250 eurosh dhe 41.500 lekë të reja. I riu, i identifikuar me inicialet K.H., me banim në Kamëz, ishte pasagjer në kamionin që drejtohej nga O.P. Gjatë kontrollit që iu bë nga oficerët iu gjetën shumat e parave të cilat nuk i kishte deklaruar në kufi siç e përcakton ligji. Për pasojë ia sekuestruan shumat e parave që iu gjetën gjatë kontrollit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Kapshticë/Policia Kufitare, në bashkëpunim me FRONTEX-in, godet një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 41 250 euro dhe 41.500 lekë të rinj. Procedohet penalisht poseduesi, i cili nuk i deklaroi në kufi, siç e përcakton ligji. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me FRONTEX-in, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në kuadër të kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, një automjet kamion me drejtues shtetasin O. P. dhe pasagjer shtetasin K. H., 34 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë. Gjatë kontrollit fizik, 34-vjeçarit iu gjetën 41 250 euro dhe 41.500 lekë të rinj të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga strukturat hetimore të DVP Korçë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme.