Bota
Mbreti Charles fton presidentin amerikan për vizitë në Britaninë e Madhe

Pas shtrëngimit të duarve të tyre, presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri britanik Keir Starmer nisën takimin në Shtëpinë e Bardhë, në Zyrën Ovale.
Keir Starmer i dorëzoi presidentit Trump një letër nga mbreti Charle, e cila është një ftesë për një vizitë të dytë shtetërore, për të cilën Trump tha se është i lumtur ta pranojë.
Presidenti amerikan Donald Trump e nisi takimin me një fjalim të shkurtër duke thënë se Britania e Madhe është një “vend i veçantë” dhe Keir Starmer një “njeri i veçantë”.
Ai shtoi se do të udhëtojë për në Britani dhe pret ta shohë sërish kryeministrin “në të ardhmen e afërt”.
Trump tha se ai dhe Starmer do të diskutojnë shumë gjëra, duke përfshirë Rusinë dhe Ukrainën, si dhe tregtinë.

