Connect with us

Kronike

36-vjeçari pla’goset me thi’kë, shpallet në kërkim autori

Një 36-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e djeshme në Pogradec.

Policia bën me dije se 36-vjeçari me inicialet M.T., u qëllua me mjet prerës nga L.O., i cili është shpallur në kërkim.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur krimin. “Në lagjen nr 3, rreth orës 20.20, gjatë një konflikti fizik, shtetasi L. O, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin M. T., 36 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjeksore.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit L. O. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement