Aktualitet
Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot

Sot moti do të jetë i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu pothuajse në të gjithë territorin e vendit. Gjatë paradites, priten alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri mesatare ku në zonat veriperëndimore do të jenë më të dëndura duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu.
Në orët e pasdites dhe në vijim priten reshje shiu në të gjithë Ultësirën Perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat e thella malore.
Temperaturat do të variojnë nga 3 gradë celsius në zonat malorë në 20 gradë në zonat e ulëta dhe në bregdet. Era në verilindje – juglindje do të jetë me shpejtësi deri në 24m/s. Ndërsa deti do të ketë valëzim deri në 4-5 ballë.

