Connect with us

Aktualitet

38 mijë anëtarë në fondet private të pensioneve/ Monitor: ‘SIGAL UNIQA Fond Pensioni’ më i madhi për vlerën e aseteve

Tregu i pensioneve private vullnetare vijoi rritjen edhe gjatë tremujorit të tretë të vitit.

Të dhënat e nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se numri total i anëtarëve arriti në afërsisht 38 mijë anëtarë.

Numri i anëtarëve të fondeve është zgjeruar me 4.1% ose 1483 anëtarë që nga fillimi i vitit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i tyre është rritur me 5.5%.

Vlera e aseteve neto të fondeve të pensionit në fund të muajit shtator arriti në 6.48 miliardë lekë, në rritje me 13.75% që nga fillimi i vitit dhe me 25.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në mesin e këtij viti, në treg ishin aktive pesë fonde të pensioneve private, të administruara nga katër shoqëri të licencuara administruese.

Sipas numrit të anëtarëve, aktori më i madh në treg është Credins Pension, me rreth 50.3% të numrit të përgjithshëm të anëtarëve, i ndjekur nga SIGAL UNIQA Fond Pensioni me 29.3%, Albsig Pension me 10.4%, Raiffeisen Pension me 9.8% dhe fondi më i ri, Smart Pension, me 0.3%.

Për nga vlera e aseteve neto, fondi më i madh vijon të jetë SIGAL UNIQA Fond Pensioni me 42% të totalit, i ndjekur nga Credins Pension, me 30.7%, Raiffeisen Pension, me 20.7%, Albsig Pension me 6.5% dhe Smart Pension, me 0.2%.

Me gjithë rritjen e qëndrueshme të viteve të fundit, depërtimi i pensioneve private dhe vlera e aseteve për çdo anëtar ngelen modeste. Më pak se 3% e numrit të përgjithshëm të të punësuarve sot kontribuojnë për një pension privat në pleqëri.

Edhe për nga vlera e aseteve, tregu i fondeve private ngelet ende segmenti më i vogël i tregut financiar në Shqipëri.

Ligji i ri “Për fondet e pensionit privat”, që hyri në fuqi këtë muaj, synon të rrisë incentivat për të rritur investimet në fondet private të pensioneve.

Ligji parashikon rritjen e përjashtimit nga taksat si për kontributet e punëmarrësve, ashtu edhe për ato të punëdhënësve.

Me ligjin e ri, kufiri maksimal mujor i përjashtimit tatimor do të rritej deri në nivelin e pagës minimale të miratuar, që aktualisht ka arritur në 40 mijë lekë në muaj. Ligji i ri gjithashtu parashikon që pensionet të mos tatohen në përfitim për pjesën e kontributeve, por vetëm për kthimin nga investimi, me kusht që tërheqja të bëhet me pagesa mujore të shtrira në të paktën dy vite dhe jo në mënyrë të menjëhershme pas përmbushjes së kushteve ligjore për përfitimin e pensionit privat.

Ndërkohë, në disa deklarime publike të muajve të fundit, përfaqësues politikë të qeverisë shqiptare janë shprehur se tashmë po merret në konsideratë një reformë e re e pensioneve, që mund të përfshijë fondet private si kolonë e dytë, e detyrueshme, e skemës.

Por përse “SIGAL UNIQA Fond Pensioni” vijon të jetë më i preferuari për individë dhe biznese?

Ekspertiza: Me mbi 17 vjet përvojë në fushën financiare, SIGAL UNIQA Fond Pensioni ofron njohuri të thellë në këtë fushë duke ofruar zgjidhje për të përmbushur nevojat unike të kompanisë suaj dhe jo vetëm.

Përshtatja: “SIGAL UNIQA Fond Pensioni” bashkëpunon ngushtë me çdo klient për të projektuar një plan pensioni që përputhet me synimet e biznesit dhe preferencat e individëve.

Siguria: “SIGAL UNIQA Fond Pensioni” mundëson sigurinë dhe mbrojtjen e investimeve të punonjësve tuaj, duke investuar në instrumenta financiarë të besueshëm (Obligacione Shtetërore).

Emri i madh në treg: Duke qenë pjesë e SIGAL UNIQA Group Austria dhe UNIQA Insurance Group, ky fond është një garanci më shumë për çdo individ apo biznes.

SIGAL UNIQA Fond Pensioni, Formojmë të ardhmen

Për të planifikuar një takim ose për të mësuar më shumë rreth shërbimeve të “SIGAL UNIQA Fond Pensioni”, kontaktoni me këshilltarët e Fondit, të gatshëm t’ju përgjigjen përçdo pyetje që keni.

Web: www.fondisigal.com.al

E-mail: info@fondisigal.com.al

Tel: +355 44 511 666

Advertisement